OSBE/ Rama si ministër i Jashtëm në Moskë, nis takimin me Lavrov

Është duke u zhvilluar në Moskë takimi midis Edi Ramës dhe Sergey Lavrov. Rama ndodhet në Rusi në kuadër të Presidencës së OSBE-së dhe njëkohësisht si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ndaj dhe vizita e tij e parë po zhvillohet me ministrin e Jashtëm rus.

Konflikti në lindje të Ukrainës, e banuar nga rusët, është në krye të agjendës 1 vjeçare të Presidencës shqiptare të OSBE-së. Kjo çështje do të jetë edhe pika kryesore e takimit Rama-Lavrov.

Pak javë më parë Rama ishte edhe në Kiev, ku diskutoi mbi këtë çështje me liderët ukrainas.

Nuk dihet nëse takimet e Ramës do të vijojnë në Moskë me liderë të tjerë rus, pasi agjenda nuk është bërë publike.