Tërhiqet PPP-ja e “Fushës”, Bashkia: Godina e re e teatrit do ndërtohet nga shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë ndërprerë negociatat midis Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë Fusha.shpk për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Është vetë bashkia që bën me dije se “modeli financiar i propozuar nga pala private, por edhe kompleksiteti i projektit, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor”.

Në këto kushte, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

“Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike”, thuhet në njoftimin e institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj.

“Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë.

Njoftimi i Bashkisë së Tiranës

Në mbështetje të ligjit nr. 37/2018 dhe vendimit nr. 352, datë 04.04.2019 të Këshillit të Ministrave, pranë Bashkisë së Tiranës u ngrit komisioni për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, në përbërje të të cilit ishte edhe përfaqësia e artistëve.

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nisi punën me hartimin e thirrjes së hapur për palët private të interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe paraqitjen e një oferte financiare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës urbane. Thirrja e hapur u publikua në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, si dhe u dërgua për botim në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Lexo edhe :  Tronditet Lezha/ Ekzekutohet te dera e shtëpisë 57-vjeçari (EMRI)

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e ofertave, komisioni i vlerësimit, në përputhje me parashikimet ligjore dhe nën ekspertizën konsulentit të përzgjedhur për të ndihmuar komisionin, nisi punën me negocimin e ofertës së palës private të interesuar.

Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private. Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike.

Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë.

Të fundit

Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Parlamenti i ri shqiptar do të përfaqësohet nga dy realitete të ndryshme politike: një Partia Socialiste me figura të...

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e...

Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës, Meloni: Gjest prej budallai

Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo, 65 vjeç, profesor i gjuhës...

Dyshimet për sabotim, shtatë të vdekur nga shembja e urës në Rusi

Të paktën shtatë persona u vranë kur një urë mbi një linjë hekurudhore u shemb në rajonin kufitar rus të Bryansk. Siç njoftoi guvernatori rajonal...

Durrës/ Motori fiket në mes të detit, një turist vdes, një tjetër dërgohet në spital

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjirin e Durrësit, ku Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji...

Lajme të tjera

Web TV