U dëmtua në takimin me Napolin, zbulohet gjendja e Pique-as

BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 14: Gerard Pique of FC Barcelona celebrates as he scores his team's third goal during the Liga match between FC Barcelona and Valencia CF at Camp Nou on September 14, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Takimi i fazës së 1/8-ave i Champions League mbrëmjen e djeshme duket se ka dëmtuar një pjesë të mirë të lojtarëve të Barcelonës. Barça barazoi 1-1 me Napolin, por duket se pati humbje përsa i përket numrit të lojtarëve.

Busquets dhe Vidal do mungojnë në ndeshjen e kthimit për shkak të numrit të kartonëve, ndërsa Pique u dëmtua në minutat shtesë.

Spanjolli nuk mundi të vazhdonte minutat e mbetura të takimit dhe u zëvendësua nga Lenglet, teksa të gjithë e kishin mendjen nëse mbrojtësi do të ishte gati për “El Clasicon”, ndaj Realit.

Megjithatë mediat spanjolle raportojnë se dëmtimi nuk ishte serioz dhe Pique do të jetë i gatshëm për Realin, të dielën në mbrëmje./Fjala.al/