Vizita në Rusi, Rama: Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se Shqipëria ka një qëndrim të qartë, që Serbia duhet të njohë sa më shpejt Kosovën.

Rama tha prerë se kur flitet për Kosovën, ai dhe Shqipëria nuk kanë asnjë ndikim, ndërsa shtoi se vendi ynë është plotësisht në përputhje me SHBA-BE, kur bëhet fjalë për çështje si sanksionet.

Dua ta përmbyll, duke thënë se është shumë i qartë se cili është pozicioni ynë si Shqipëri, si kryeministër, ne jemi anëtarë krenar të NATO dhe aleatë krenar i BE dhe SHBA.

Qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për çështje, si sanksionet.

Dua të them se është shumë e qartë për ne si kryesi e OSBE, ne jemi përpjekur dhe do përpiqemi deri në fund, të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, dhe ne këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim.

Pozita jonë është e qartë se sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të gjithë, dhe aq më shumë për Serbinë”, deklaroi Rama.

Rama ndodhet në Moskë me statusin e Shefit të OSBE-së, dhe në fokus ka aneksimin e Krimesë prej Ukrainës.

Të fundit

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë...

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata do të jetë e vlefshme...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Lajme të tjera

Web TV