Kërkoi ryshfet për një ndërtim, burg shefit të Futbollit të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit të Prishtinës ka rezervuar një lajm aspak të mirë për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo pasi është lënë në fuqi vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe si pasojë Agim Ademi do të përballet me një dënim prej 9 muajsh burg. Arsyeja është për akuzën e kërcënimit dhe të përfitimit të parave në mënyrë të paligjshme.

Sipas të dhënave që vijnë nga mediet e Kosovës bëhet me dije se gjithçka i përket ngjarjes së ndodhur në vitin 2012-të, kur kreu aktual i FFK-së së bashku me Muharrem Ramën kanë shkelur ligjin duke kërcënuar Dritan Kadollin. Madje sipas gjykatës së Kosovës ata kanë kërkuar të përfitonin prej tij një shumë 30 mijë eurosh dhe një makinë të tipit “BMW X5”. Nga informacionet që shoqëruan pretendimet e palëve u mësua se këto do të përdoreshin për kryetarin e Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, i cili do të lejonte ndërtimin në një sipërfaqe toke që cilësohej si “zonë e gjelbër”.

Ndërkohë, Agim Ademi duket i vendosur për ta fituar me çdo kusht çështjen dhe të dalë i pastër nga kjo histori. Këtë e vërteton edhe fakti se ka punësuar një tjetër avokat për ta mbrojtur përpara drejtësisë së Kosovës. Gjithsesi një vendim me 9 muaj burg ka sjellë një gjendje kaosi në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku ende nuk dihet se çfarë rruge do të ndiqet për më tej. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë...

Lajme të tjera

Web TV