20 pritjet e Ter Stegen që kanë mbajtur ëndrrën e Barcelonës gjallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Goli i Antoine Griezmann ndihmoi që Barcelona të shpëtonte nga Napoli me një barazim, por ishte Marc-Andre ter Stegen ai që e mbajti gjallë ekipin e tij në një ndeshje tjetër.

Portieri gjerman bëri dy ndalesa të rëndësishme me rezultatin në 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Champions League midis të dy palëve.

Ter Stegen shpëtoi gjuajtjet e Lorenzo Insigne dhe Jose Callejon për të ndihmuar skuadrën e tij të shmangte një humbje të dhimbshme në Itali. Sidoqoftë, kjo nuk ishte hera e parë që atij iu desh të ndërhynte dhe të parandalonte një katastrofë, pasi bëri të njëjtën gjë kundër Interit, Borussia Dortmund dhe Slavia Prague në fazën e grupeve.

Në gjashtë ndeshjet që ai është paraqitur në garën kryesore evropiane këtë sezon, ish-ylli i Borussia Monchengladbach ka pësuar vetëm katër gola dhe ka mbajtur dy çarçafë të pastër.

Ter Stegen ka bërë 20 pritje, 18 prej të cilave ishin nga goditje brenda kuadratit dhe këto shifrat theksojnë më tej rëndësinë e tij për ekipin.

Për ta vënë atë në kontekst, asnjë portier tjetër nuk është dashur të ndërhyjë aq shpesh në konkurs deri më tani këtë sezon.

Thibaut Courtois ka bërë tetë pritje, ndërsa Jan Oblak ka përfunduar gjashtë, me Keylor Navas dhe Alisson Becker duke pritur nëntë topa./Fjala.al/

Të fundit

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Lajme të tjera

Web TV