Bonusi i bebeve, shpërndahen 19 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Financave ka shlyer detyrimet për bonusin e lindjeve në vlerën 19 milionë euro. Sipas të dhënave nga Ministra e Financave mësohet se janë shpenzuar 2.3 miliardë lekë  për këtë zë, duke tejkaluar planin me rreth 4 milionë euro.

Në fillim të vitit 2019 qeveria vendosi si politikë për nxitjen e lindshmërisë në vend, bonusin e bebeve, ku për beben e parë çeku është 40 mijë lekë, për beben e dytë 80 mijë lekë dhe për beben e tretë 120 mijë lekë. Ndërkohë referuar treguesve fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2019, për ndihmën ekonomike dhe pagesën e paaftësisë janë shpenzuar në total  20.2 miliardë lekë,  rreth 911 milionë lekë më pak, apo 7.4 milionë euro minus në krahasim me planifikimin e bërë.

Sipas të dhënave mësohet se  me mungesë realizmi plani kanë rezultuar edhe shpenzimet për pagesën e papunësisë, të cilën e përfitojnë ata individë që kanë ndërprerë përkohësisht marrëdhëniet e punës. Për këtë zë janë shpenzuar  505 milionë lekë nga 540 që ishin planifikuar, duke bërë që 35 milionë lekë të mbeten të pashpërndara.

 

 

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV