Borchardt: Qeveri teknike para zgjedhjeve, të inkriminuarit jashtë politikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt është shprehur se Shqipëria mund të shkojë drejt një qeverie teknike për të zgjidhur krizën politike në vend, veçanërisht në përplasjen mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta.

Duke vlerësuar dialogun midis mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore, ambasadori i OSBE-së, thekson se Shqipëria mund të shkojë drejt një qeverie transitore para zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa këtë vendim duhet ta marrë politika shqiptare sipas tij.

Ambasadori ka dalë hapur duke thënë në një intervistë për News 24,  duke thënë se është për listat e hapura ndërsa shton se partitë politike duhet të zgjedhin kandidatë të pastër, të mos kenë asnjë të shkuar kriminale, ndërsa administrata duhet të jetë tërësisht e papolitizuar.

Së pari, hapi më i mirë për të rikthyer besimin te kandidatët do të ishte që partitë të paraqisnin kandidatë të pastër. Ligji i ashtuquajtur i dekriminalizimit u lejon partive që të kontrollojnë kandidatët e tyre të mundshëm, përmes prokurorisë, shumë përpara zgjedhjeve. Aspekti i dytë është se, sigurisht, duhet të trajtohen krimet elektorale. Merrni shembullin e presionit ndaj administratës publike: ODIHR-i rekomandoi fuqishëm krijimin e një strukture të pavarur për të trajtuar pretendimet e presionit mbi administratën dhe abuzimin me burimet publike në procesin zgjedhor. Reforma zgjedhore mund ta krijojë një strukturë të tillë, si edhe një procedurë me të cilën punonjësit e administratës mund të denoncojnë çdo presion politik ose abuzim të burimeve. Këta denoncues duhet të gëzojnë më pas statusin e një sinjalizuesi”, tha ambasadori.

Të fundit

Pse shteti shqiptar po ul bonuset për bebet?

Bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë. Nga miliona që jepeshin dikur, këtë vit janë shpërndarë më pak...

Lufta në Gaza, Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez

Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar...

‘Luftë shtrigash’/ Zhupa: Edhe nëse do të kandidonte Donalt Trump, Rama do fitonte

Deputetja e PD ishte e ftuar në një studio televizive, ku foli për aksionin e PD për demaskimin e farsës zgjedhore, e cila deri...

Rama publikon thirrjet e bashkive pas shkarkimit të drejtorëve: Aplikoni!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për...

Netflix përdor efektet e Inteligjencës Artificiale për herë të parë në një serial

Netflix thotë se ka përdorur efekte vizuale të krijuara nga Al në një nga serialet e tij origjinale televizive për herë të parë. Bashkëdrejtori ekzekutiv...

Lajme të tjera

Web TV