“Çmendet” Real Madrid, bën gati shifrën stratosferike për Salah

Real Madrid i ka hedhur sytë nga ylli i Liverpool, Mohamed Salah dhe duket se ka gati ofertën e çmendur për të.

Media spanjolle “El Desmarque” raporton se “Los Blancos” do të japin plot 150 milionë euro për të blerë kartonin e Salah.

Ky veprim i Real duket do vijë, pasi Gareth Bale pritet të largohet në verë dhe klubi po kërkon për të gjetur zëvendësuesin e duhur të tij.

Florentino Perez kishte tentuar të nënshkruajë me të edhe sezonin e kaluar, por vetëm tani Liverpooli do ta shesë Salah nëse ofrohen 150 milionë euro. Atij i ka mbetur vetëm një vit e gjysmë nga kontrata me “Reds” dhe kjo gjë do e ndihmonte shumë Real Madridin në blerjen e tij.

Ndërkohë, rikujtojmë se trajneri Zinedine Zidane do të dëshironte që të blinte yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, por Reali nuk ka ndërmend të shpenzojë 300 milionë euro për kartonin e tij./Fjala.al/