Koronavirusi prek futbollistin italian, lojtari futet në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka rezultuar me pasoja të rënda për Italinë, nga ku kanë humbur jetën 14 persona dhe janë konfirmuar si të prekur 528 të tjerë midis të cilëve një lojtar i Pianese-s.

Skuadra në fjalë luan për Serinë C, në provincën e Sienës dhe renditet e parafundit me vetëm 24 pikë.

Lajmi për lojtarin është bërë publik nga “Sport Mediaset”, i cili raporton se 22-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet publik ka shfaqur shenjat e para të këtij virusi gjatë grumbullimit me ekipin e tij fundjavën e shkuar, në një hotel në Alesandria.

Temperatura e lartë dhe ethet kanë bërë që ai të futet vullnetarisht në karantinë ku qëndron i shtruar dhe në izolim në spitalin e Sienës.

Ky lajm ka shqetësuar së tepërmi klubin e Pianese-s, pasi një tjetër lojtarë kishte shfaqur të njëjtat simptoma dhe virusi mund të ketë prekur të gjithë skuadrën./Fjala.al/

Të fundit

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që...

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që të armatosen, pasi ofensiva...

“Papillon”, odiseja e një shpirti të pathyeshëm

Nga Leonard Veizi Ka burra që thyejnë hekurat dhe burra që thyejnë vetveten. “Papillon” është historia e një shpirti që zgjodhi të mos thyhej. Në...

DW: “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Lajme të tjera

Web TV