Kurti i përgjigjet SHBA-ve: Nuk e heq taksën ndaj Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me kërkesën e kësaj të fundit për të hequr taksën, ndaj Serbisë.

Albin Kurti ka hedhur poshtë kërkesën e Uashingtonit për të hequr taksën ndaj Serbisë edhe pse SHBA kanë paralajmëruar se do të ashpërsojnë sanksionet ndaj Prishtinës zyrtare.

Deri më tani nuk dihet se çfarë sanksionesh mund t’i vendosen Kosovës, por pezullimi i investimeve mund të jetë një masat e ashpra.

Ndërkaq, Richard Grenell, Shef aktual i të gjitha shërbimeve sekrete amerikane dhe ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, do ta shqyrtojë situatën lidhur me heqjen apo jo të tarifës nga qeveria e Albin Kurtit, shkruan Gaztea Express.  Kryeministrit Albin Kurti i kanë kërkuar heqjen e taksës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Kërkesa të njëpasnjëshme ka bërë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë – Serbi, i cili është emëruar edhe ushtrues detyre i shefit të 17 agjencive të inteligjencës në SHBA.

Më herët, Sekretari i Shtetit Michael Pompeo i bëri thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe.

Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, gjatë takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të mërkurën, Sekretari Pompeo i bëri thirrje Kosovës të shfrytëzojë momentin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve që synojnë krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sekretari Pompeo, sipas zëdhënëses “pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e të dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregëtare, një hap ky jetik për të rifilluar bisedimet për normalizmimin e përgjithshëm të marrëdhënieve”.

Lexo edhe :  Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Sekretari i Shtetit, sipas zëdhënëses, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

Sekretari Pompeo përshëndeti zgjedhjet e fundit dhe formimin e qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik për begatinë e Kosovës.

Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë.

Po të mërkurën Presidenti Thaçi u takua në Pentagon me Zv/Sekretarin e Mbrojtjes David L. Norquist.

Sipas zyrës së shtypit të Pentagonit, zv/sekretari Renquist përshëndeti Kosovën në vitin e saj të parë të një plani tranzitor 10 vjeçar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë.

Zv/Sekretari i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për ndikim dhe zgjerim në Ballkanin Perëndimor.

Edhe zyrtari i lartë i mbrojtes, bëri thirrje që të shfrytëzohet momenti i krijuar nga angazhimi i të dërguarit të posaçëm presidencial Richard Grenell, që Kosova dhe Serbia të rifillojnë përpjekjet për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të jetë një mjedis i sigurtë dhe i qëndrueshëm.

Të fundit

Largimi i Jack Grealish, Man. City i beson fanellën me numrin 10-të talentit francez

Manchester City i ka dorëzuar zyrtarisht fanellën ikonike me numër 10 lojtarit të ri Rayan Cherki, pas huazimit të...

Ambasada Amerikane njofton ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë me dije se, duke filluar nga data 2 shtator 2025, vetëm vizat turistike dhe të...

Edukoi dhe mësoi breza të tërë, mbyll sytë përgjithmonë mësuesja e njohur

Në mëngjesin e 13 gushtit 2025, u shua në moshën 84-vjeçare Rabie Isuf Xhani, mësuesja e parë e fshatit Gizavesh në rrethin e Librazhdit...

Gjest i madh nga Chelsea, një pjesë e fitimeve nga Botërori për familjarët e Diogo Jotas

Chelsea ka vendosur të dhurojë një pjesë të fondit të bonuseve të Kupës së Botës për Klube për familjen e futbollistëve të ndjerë Diogo...

Konkurset në universitete, garë e fortë mes të rinjve për Arkitekturën dhe Mjekësinë

Maturantët kanë mbyllur aplikimet për shkollat e larta dhe janë në pritje të rezultateve nga Universitetet. Por ka ende kohë deri në shpalljen e...

Lajme të tjera

Web TV