Lëvizte me armë në brez i veshur si polic/ Arrestohet 26-vjeçari  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi lëvizte me armë në brez duke përdorur edhe uniformën e policisë.

Policia i ka sekuestruar të riut  nga Durrësi, me inicialet G.M, një armë zjarri tip “TT”, municion luftarak dhe kapele me mbishkrimin policia.

Njoftimi i policisë: Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.  Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, municion luftarak dhe kapele me mbishkrimin policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me arnë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “TT”, disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV