altax.al
Në një lexim të publikimit më të fundit të raportit për vitin 2019 të Credit Suisse për Mirëqenien Globale, i cili përgatitet përvit dhe me një historik mbi 20 vite shihet se vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Serbisë kanë një rritje të lehtë të numrit të personave të rritur.
Mali i Zi ka një rritje të dukshme me 17.9% për periudhën 2014 deri 2019. Ndërsa, Shqipëria shënon një rritje të numrit të personave të rritur me 3.7% në po të njëjtin hark kohor. Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Kosova kanë rritje minimale, që tregon për një ndryshim të vogël të grupit të personave adult. Nëse e shikojmë në të njëjtën linjë me ndryshimin e popullsisë gjithsej për të njëjtën periudhë shihet se Shqipëria është me rritjen më të dukshme të numrit të popullsisë me 0.4% edhe pse një rritje mjaft e vogël nëse e shikojmë në vlerë absolute. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi kanë patur një rritje të numrit të popullsisë prej 0.2%. Ndërsa, Serbia dhe Bosnja kanë pakësim të numrit të popullsisë. Kjo rënie është për arsye të lindshmërisë së ulët (Bosnja ka një tregues lindshmërie 1.26 dhe Serbia 1.48 për mijë) dhe mungesës së hyrjes së emigrantëve nga vende të tjera të rajonit dhe më gjerë.
Për sa kohë që Serbia, Bosnja, por edhe vendet e tjera përreth nuk janë vende tërheqëse për emigrantë të mundshëm, popullsia e tyre do të vazhdojë të plaket dhe të bjerë, një perspektivë që gjithashtu do të thotë se e bën edhe më të vështirë kapjen në drejtim të pasurisë dhe standardeve të jetesës me vendet perëndimore. Ndërkohë, lëvizjet e viteve të fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të Evropës Perëndimore edhe pse kanë shënuar rritje nuk konsiderohen si një faktor ndikues në këto statistika, për sa kohë ata ende nuk janë rezidentë të përhershëm në këto vende.
000 persona | |||||||
Treguesit* | Viti | Shqipëria | Serbia | Mak.Veriut | Mali i Zi | Bosnja | Kosova |
Numri të rriturve | 2015 | 2,146 | 6,837 | 1,598 | 9,647 | 2,791 | 1,381 |
2019 | 2,225 | 6,798 | 1,617 | 11,371 | 2,815 | 1,384 | |
Ndryshimi (në %) | 3.7% | -0.6% | 1.2% | 17.9% | 0.9% | 0.2% | |
Popullsia | 2015 | 2,923 | 8,851 | 2,079 | 628 | 3,536 | 1,800 |
2019 | 2,936 | 8,748 | 2,084 | 629 | 3,505 | 1,804 | |
Ndryshimi (në %) | 0.4% | -1.2% | 0.2% | 0.2% | -0.9% | 0.2% | |
* të dhënat janë marrë nga Raporti i vitit 2014 dhe 2019, Credit Suisse Global Wealth Databook |
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një rrugë të qëndrueshme të rritjes së mirëqenies së tyre dhe kjo duket nga niveli i rritjes së pasurisë kombëtare neto[1]. Ndërsa këto vende rriten në vlerën pasurore neto, ato duket se nuk po kompensojnë zvogëlimin e burimeve natyrore me rrezikun që në një periudhë afat të gjatë, rritja të bjerë, pasi pasuria në të cilën bazohet kjo rritje vit pas viti është duke u gërryer.
Por, duke parë se si ka ecur ritmi rritjes së popullsisë dhe moshës së rritur në vendet e Ballkanit Perëndimor, treguesi i rritjes së prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe nivelit të mirëqenies kanë një rritje të dukshme të të ardhurave për personat e rritur (adult) në 5 vitet e fundit.
Shqipëria me 20%, Mali i Zi me 18% dhe Bosnja me 18% kanë një rritje të të ardhurave për individ në moshë adulte, të ndjekura nga Maqedonia e Veriut me 14%. E gjithë kjo panoramë krahasuese midis viteve 2014 dhe 2019 është treguesi që na paraqet se si janë shfrytëzuar kapacitetet prodhuese dhe burimet në secilin vend ballkanik perëndimor. Nisur nga viti bazik krahasues 2014 duket se në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi është arritur një tregues në rritje të dukshme të mirëqenies më i madh se mesatarja e rajonit edhe, i cili i referohet vlerës së përgjithshme të pasurisë neto të zotëruar nga qytetarët e vendit, ku përfshihen kapitali i burimeve natyrore dhe ato njerëzore.
Shumica e ndryshimit të vlerës pasurore vit pas viti në harkun kohor 2014 deri 2019 ka ardhur si rrjedhojë e ndryshimit të çmimeve të aseteve dhe kurseve të këmbimit. Luhatshmëria e bursave valutore në vendet e Ballkanit Perëndimor, apo tregut të këmbimit valutor në vendet që nuk kanë bursa kapitalesh janë zakonisht burimi më i madh i fitimeve dhe humbjeve. Por, në këto vite bilanci 5 vjeçar duket se ka rezultuar pozitiv falë edhe stabilitetit të monedhave kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në një lexim të thelluar të treguesve që paraqesin vlerën pasurore të vendeve të ndryshme të botës, ajo që bie në sy për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor është rritja e vlerës pasurore të secilit prej vendeve.
Kështu, sipas dy raporteve të marrë për analizë krahasuese, bie në sy se në vitin 2019, vlera totale e pasurisë
- të Shqipërisë ishte 70 miliard US.D, ndërsa në 2014 ishte 23 miliard US.D. Rritja është me 3 herë.
- të Maqedonisë së Veriut 42 miliard US.D, ndërsa në 2014 ishte 19 miliard US.D. Rritja është me 2.2 herë.
- të Serbisë ishte 170 miliard US.D, ndërsa në 2014 ishte 59 miliard US.D. Rritja është me 2.9 herë.
- të Bosnjë – Hercegovinës ishte 78 miliard US.D, ndërsa në 2014 ishte 37 miliard US.D. Rritja është me 2.1 herë.
- të Malit të Zi ishte 26 miliard US.D, ndërsa në 2014 ishte 10 miliard US.D. Rritja është me 2.6 herë.
Vlerën pasurore më të madhe, për arsye të trashëgimisë e ka Serbia me 170 miliard US.D neto dhe rritje që vjen në vend të dytë pas Shqipërisë, e cila për 5 vite e ka shtuar pasurinë neto të bazuar në vlerat që kanë krijuar më së shumti qytetarët e saj me 3 herë. Por, vendin e dytë për vlerë pasurore në Ballkanin Perëndimor e mban Bosnja me shumën 78 miliard US.D.
Nisur nga harta e shpërndarjes së vlerës pasurore shihet se vendet sllavike ende ruajnë ritme të larta të rritjes së vlerës së tyre pasurore, e cila shtohet si nga kontributet e vetë qytetarëve, por edhe nga investimet që kanë shënuar rritje në dy vendet që përmenden më lart.
US.D | |||||
Treguesit* | Viti | Shqipëria | Serbia | Mali i Zi | Bosnja |
Pasuria financiare/ Rritur | 2014 | 3,244 | 5,008 | 18,442 | 3,413 |
2019 | 4,612 | 6,281 | 24,397 | 3,961 | |
Ndryshimi (në %) | 42.2% | 25.4% | 32.3% | 16.1% | |
Pasuria jo financiare / Rritur | 2014 | 21,088 | 16,686 | 27,006 | 23,038 |
2019 | 28,396 | 20,541 | 33,306 | 25,830 | |
Ndryshimi (në %) | 34.7% | 23.1% | 23.3% | 12.1% | |
Borxhe / Rritur | 2014 | 1,322 | 1,459 | 3,665 | 1,813 |
2019 | 1,642 | 1,777 | 4,219 | 1,918 | |
Ndryshimi (në %) | 24.2% | 21.8% | 15.1% | 5.8% | |
Mireqenie mesatarisht / Rritur | 2014 | 10,678 | 9,113 | 19,216 | 11,398 |
2019 | 14,731 | 10,737 | 24,242 | 13,037 | |
Ndryshimi (në %) | 38.0% | 17.8% | 26.2% | 14.4% | |
* të dhënat janë marrë nga Raporti i vitit 2014 dhe 2019, Credit Suisse Global Wealth Databook | |||||
Shënim: për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut nuk ka të dhëna |
Tabela më lart tregon në vlerë absolute dhe ndryshimin në përqindje për periudhën krahasuese 2014 me 2019 të pasurisë financiare, jo financiare dhe të vlerës së borxhit për person të rritur.
Në një zbërthim më të detajuar të strukturës së pasurisë së qytetarëve të rritur duke parë ndryshimin që ka ndodhur për (a) pasurinë financiare, (b) pasurinë jo financiare, si dhe duke zbritur borxhet mesatare që i takon të paguajnë secilit person të rritur shihet se në Shqipëri ka rritje p.sh. të pasurisë financiare për person të rritur dukshëm më të lartë se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me një dallim nga 66% më lart se personat e rritur në Serbi dhe 2.7 herë më të lartë se personat e rritur në Bosnjë.
Po kështu edhe pasuria jo financiare për person të rritur në Shqipëri është rritur me një ritëm 1.5 herë më të lartë se rritja e pasurisë jofinanciare për person të rritur në Malin e Zi dhe Serbi, si dhe një rritje më e lartë prej 2.7 herë më shumë se pasuria jofinanciare e rritur në Bosnjë.
Por, ashtu si ka një ritëm rritje më të lartë të pasurisë financiare dhe jofinanciare për person të rritur në Shqipëri, po ashtu ka një rritje të vlerës së borxhit për person të rritur krahasur me këto vende. Kështu borxhi për person të rritur në Shqipëri për 5 vite është rritur nga 11% më shumë se sa është rritur ky tregues në Serbi, si dhe deri 4.5 herë më i rritur se në Bosnjë.
Sot, barazia në pasuri është e lidhur ngushtë me barazinë në të ardhura. Por, në planin kohor të 5 viteve të fundit shihet se, gjithçka ka të bëjë me tronditje të vlerës pasurore sipas grupeve të personave, një koncentrim dhe kursim të pasurisë në më pak persona. Një pjesë e kësaj pabarazie të vlerave pasurore është në të vërtetë e diktuar edhe nga mosha, jo vetëm nga grupet e popullsisë. Kështu, p.sh. të rinjtë kanë tendencë të kenë shumë borxhe dhe jo më shumë kursime, që do të thotë se kanë bilanc negativ të pasurisë neto të tyre. Por, në tabelën më poshtë është paraqitur panorama dhe luhatshmëria e pasurisë sipas kategorizimeve në vlera duke theksuar realitetin e rritjes së pabarazisë mesatarisht në vendet e Ballkanit Perëndimor në vetëm pak vite, 2014 deri 2019.
Nëpërmjet indeksit më lart arrihet të shikohet shpërndarja e mirëqenies te individët e rritur në vlera neto brenda vendit dhe në disa vende të Ballkanit Perëndimor, e përcaktuar si vlera e tregtueshme për aktivet financiare, si dhe aktivet jo-financiare (kryesisht ndërtesa dhe toka) duke zbritur borxhet që dalin si mesatare për secilin individ të rritur.
Shpërndarja e pasurisë për të rritur, si dhe ndryshimi 2014 dhe 2019 | në % | |||||
Individë të rritur me pasuri në vlerën: | ||||||
Shteti | Viti | < 10,000 US.D | 10,000 – 100,000 US.D | 100,000 – 1 milion US.D | > 1 milion US.D | GINI |
Shqipëria | 2014 | 69.1 | 30.1 | 0.9 | 0.01 | 66.8 |
2019 | 38.0 | 57.9 | 3.9 | 0.1 | 63.7 | |
Ndryshimi (në %) | -31.1 | 27.8 | 3.0 | 0.1 | -3.1 | |
Bosnjë-Hercegovina | 2014 | 61.8 | 37.1 | 1.1 | 0.01 | 66.3 |
2019 | 42.0 | 54.5 | 3.4 | 0.1 | 64.2 | |
Ndryshimi (në %) | -19.8 | 17.4 | 2.3 | 0.1 | -2.1 | |
Mali i ZI | 2014 | 48.7 | 48.4 | 2.8 | 0.01 | 65.7 |
2019 | 25.0 | 65.0 | 9.7 | 0.3 | 64.8 | |
Ndryshimi (në %) | -23.7 | 16.6 | 6.9 | 0.3 | -0.9 | |
Maqedonia e Veriut | 2014 | 65 | 33.9 | 1.1 | 0.01 | 69 |
2018** | 68 | 30.8 | 1.2 | 0.02 | 65.5 | |
Ndryshimi (në %) | 3.0 | -3.1 | 0.1 | 0.0 | -3.5 | |
Serbia | 2014 | 77.8 | 21.7 | 0.5 | 0.01 | 65.4 |
2019 | 47.9 | 48.7 | 3.3 | 0.1 | 67.6 | |
Ndryshimi (në %) | -29.9 | 27.0 | 2.8 | 0.1 | 2.2 | |
* të dhënat janë marrë nga Raporti i vitit 2014 dhe 2019, Credit Suisse Global Wealth Databook | ||||||
* të dhënat për Maqedoninë e veriut janë marrë nga Raporti i vitit 2014 dhe 2018, Credit Suisse Global Wealth Databook |
Në sqarim të të dhënave të tabelës më lart,
Nga krahasimi midis vitit 2019 me 2014:
- Në Shqipëri ka një pakësim me 31% të grupit të personave me vlerë pasurore nën 10.000 US.D, ndërsa ka një rritje me 27.8% të grupit të personave me vlerë pasurore nga 10 mijë deri 100 mijë US.D, si dhe një rritje me 3% të numrit të personave të rritur me vlerë pasurore mbi 1 milion US.D. Ky ndryshim i përqindjeve të grupeve sipas vlerave pasurore duket edhe tek Indeksi GINI, i cili është me një ulje prej 3.1 pikë, që tregon se pasuria është orientuar drejt grupit që mund të konsiderohet si shtresa e mesme e popullsisë, por me një rritje edhe të pasurisë në vlera të larta në më pak persona të rritur.
- Në Serbi, Bosnjë dhe Malin e Zi ka ndodhur e njëjta mënyrë e zhvendosjes së vlerave pasurore si në rastin e Shqipërisë, por me disa nivele të zhvendosjes së saj më shumë drejt personave me vlerë pasurore nga 100 mijë deri 1 milion US.D dhe atyre personave me vlerë pasurore mbi 1 milion US.D. Por ajo që bie në sy është se në Serbi është rritur më shumë pabarazia në 2019 krahasuar me vitin 2014.
- Në Maqedoninë e Veriut ka një rritje me 3% të grupit të personave me vlerë pasurore nën 10.000 US.D, ndërsa ka një pakësim me 3.1% të grupit të personave me vlerë pasurore nga 10 mijë deri 100 mijë US.D, si dhe një rritje të vogël me 0.1% të numrit të personave të rritur me vlerë pasurore nga 100 mijë deri 1 milion US.D. Ky vend i Ballkanit Perëndimor është një tendencë ndryshe nga vendet e tjera në lidhje me një shpërndarje më të mirë se vendet e tjera të vlerave pasurore duke u reflektuar edhe me uljen më të madhe të Indeksit GINI me -3.5 pikë.
Kur pjesa më e madhe e vlerës pasurore është më shumë e bazuar te kapitalet, atëherë natyrshëm që mbetet më pak hapësirë për kapitalet e tjera njerëzore dhe ato të luajtshme, përfshirë edhe asetet financiare. Ndikimi më i fortë negativ është midis kapitalit neto dhe aktiveve të tjera financiare, pasi asetet e tjera financiare janë më të mëdha në vendet e Ballkanit Perëndimor ku sistemet e shpërndarjeve të shpenzimeve sociale, kryesisht nga buxheti i shtetit, por edhe nga fonde private. Ndërkohë, ajo që është karakteristike për vlerat pasurore në vendet e Ballkanit Perëndimor është vlera pasurore jo financiare është mbizotëruese mbi ¾ e gjithë vlerës pasurore të individëve të rritur. Ky tipar i vendeve të Ballkanit është ndryshimi me vendet e zhvilluara të BE-së apo edhe ato që janë anëtare të OECD.