Shkarkohet nga detyra anëtari i KLP, Cani nuk deklaroi saktë pasurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani është shkarkuar sot nga detyra. Vendimi u mor nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit për shkak se prokurori nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.

Besnik Cani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 27 nëntor 2018 dhe dy javë më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë megjithëse kishte probleme me pasurinë. Por vendimi i KPK-së për Besnik Canin u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe pas tyre edhe nga Komisioneri Publik, të cilët kritikuan vendimin e konfirmimit në detyrë të tij, pavarësisht problemeve të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

Sipas Komisionerit Publik, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte “kontradiktor dhe jo-bindës” dhe se ishte marrë në interpretim të gabuar të ligjit.

Mirëpo të dhënat në lidhje me pasurinë e tij tregojnë se prokurori Besnik Cani zotëronte pasuri me vlerë 900 mijë lekë në vitin 2003. Sipas deklaratës së tij të parë, prokurori zotëronte një shtëpi private banimi prej 100 m2, e deklaruar në vlerën e 700 mijë lekëve si dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Besnik Canit është rritur me 29 herë dhe kap vlerën e 26.8 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të pasurisë dhe llogariten në 22.3 milionë lekë. Prokurori Cani zotëron gjithashtu likuiditete të bankë në vlerën e 2.5 milionë lekëve, automjete me vlerë 1.3 milionë lekë dhe kursime në cash prej rreth 634 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 36.7 milionë lekë. Rreth 80 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit dhe pagat e familjarëve, 11.5 për qind llogariten si të ardhura nga qiraja dhe 4.7 për qind kanë si burim biznesin e të birit si person fizik.

Lexo edhe :  ‘Ndalo takimin e Ramës me punonjësit e bashkisë Tiranë’, Qëndresa Qytetare kërkesë KQZ-së

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa diferenca negative mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Më konkretisht, zoti Cani ka deklaruar në total borxhe të marra nga të afërm në vlerën e 1.8 milionë lekëve dhe 6 mijë eurove, të cilat janë deklaruar përgjatë viteve si burim për pasuritë e paluajtshme. Në fund të vitit 2017, subjektit i mbeten ende pa shlyer rreth 535 mijë lekë.

Përveç truallit mbi të cilën ngrihet shtëpia e tij, subjekti ka deklaruar në vitin 2016 se ka blerë një sipërfaqe tjetër në Paskuqan; 363.7 metra katrorë për 1.5 milionë lekë. Në të njëjtin vit, prokurori Cani lidh një kontratë qiraje për 25 vjet me kompaninë “Kastrati”, ku kjo e fundit merr përsipër ndërtimin e një karburanti, një lokali dhe një lavazhi në këtë tokë.

Të fundit

Osmani uron fituesit e zgjedhjeve në Gjermani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi udhëheqësin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë të CSU-së, Markus Soeder,...

Atentati në Kamëz, arrestohet 17-vjeçari që ndihmoi 2 autorët me makinë

I prangosuri është një i mitur 17-vjeçar, që jo vetëm i ka ndihmuar dy miqtë e tij, por edhe ka dhënë deklaratë të rremë...

Sarandë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, arrestohen 2 gratë

Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Silent Watch”. Vihen në pranga 2 shtetase që shfrytëzonin një shtetase të mitur,...

Pse Berisha u bë më grek se Janullatos dhe Janullatos më shqiptar se Berisha?

Gjunjëzimi para Greqisë dhe premtimet për biznese, vijë detare, nuk ishin mesazhe për emigrantët shqiptarë në Greqi, por lëmoshë për mbështetje ndaj Athinës zyrtare. Shumë...

Zaçaj: Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses detyrim për të gjitha institucionet

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në një konferencë u pyet edhe për vendimet e saj që nuk zbatohen nga institucionet e tjera, ku...

Lajme të tjera

Web TV