Shtëpitë e ndërtuara në “92-’99/Çmimi i truallit dhe procedura për të marrë tapinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përcaktohen procedurat për pajisjen me tapi  të shtëpive të ndërtuara nga viti 1992-1999. Poseduesit e këtyre ndërtesave do të bëhen pronarë duhet paguar me një vlerë simbolike shtëpinë dhe truallin. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe pa për qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave, kushteve dhe procedurave të privatizimit dhe përfituesve, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, për banesat ose objektet e kthyera në banesa të ndërtuara nga shteti, të cilat vijojnë të jenë në pronësi të shtetit e rezultojnë të paprivatizuara dhe të paregjistruara në regjistrin kadastral të pasurive të paluajtshme, kur këto banesa:

a) kanë qenë objekt privatizimi sipas ligjit nr.7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, por kanë mbetur pa u privatizuar nga familja që e ka poseduar me kontratë qiraje me ish-ndërmarrjet komunale banesa;

b) janë objekt privatizimi dhe janë banesa të ndërtuara deri më 31.12.1999 dhe që i kanë kaluar në administrim dhe/ose pronësi Entit Kombëtar të Banesave (në vijim, EKB) me akte nënligjore, sipas ligjit nr.9321, datë 25.11.2004, “Për privatizimin e banesave dhe objekteve, të kthyera në banesa me fondet e shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore”.

Privatizimi i banesave, figurojnë në pronësi të shtetit, kryhet në emër të personit, i cili ka pasur kontratë qiraje me shtetin para vitit 1992 dhe të personave të tjerë madhorë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare të datës 1.12.1992. Kontrata e qirasë ose, në mungesë të saj, dokumente që vërtetojnë qiradhënien para vitit 1992, shërbejnë për të vërtetuar personin si përfitues i privatizimit.

Privatizimi i banesave apo i objekteve të kthyera në fond banese, sipas këtij vendimi, bëhet bazuar në sipërfaqet e banimit, të përcaktuara për normat e strehimit që janë në fuqi në momentin e privatizimit. Çdo sipërfaqe e përfituar mbi atë të normave të strehimit do të llogaritet me çmimin e tregut.

Pas lëshimit të certifikatës së pronësisë, njësitë e vetëqeverisjes vendore ose EKB-ja cakton strukturën përgjegjëse që përgjigjet për organizimin e punës për privatizimin: shqyrtimin e kërkesave, plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, verifikimin e kushteve ligjore të nevojshme për privatizimin, llogaritjen e vlerave të privatizimit, përgatitjen e vendimit të privatizimit dhe të kontratës për privatizimin.

Njësia përgjegjëse për privatizimin në EKB dhe në njësinë e vetëqeverisjes vendore ka për detyrë:

a) të kontrollojë kërkesat e depozituara nga subjektet e interesuara për privatizim;

b) të plotësojë, në bashkëpunim me personat e përcaktuar në pikat 2 e 3, të këtij vendimi, formularët e privatizimit;

c) të evidentojë gjendjen familjare të personave të interesuar për privatizimin sipas pikave 2 e 3, të këtij vendimi;

Lexo edhe :  Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

ç) të llogarisë vlerën e privatizimit për çdo familje;

d) të marrë vendim për pranimin ose refuzimin e privatizimit;

dh) të përgatisë kontratën e privatizimit;

e) të përgatisë dosjen e privatizimit;

ë) të dërgojë dosjen, përfshirë kontratën e privatizimit, për regjistrim në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Procedura e privatizimit fillon me paraqitjen e kërkesës për privatizim nga:

a) subjekti i pajisur me autorizim nga organet kompetente ose, në rast vdekjeje, të trashëgimtarëve të tij; ose

b) çdo person i autorizuar me prokurë nga subjekti i përcaktuar në shkronjën “a”, të kësaj pike.

Kërkesa i dërgohet, brenda 60 ditëve nga njoftimi publik, EKB-së ose njësisë së qeverisjes vendore në territorin administrativ të së cilës ndodhet banesa. Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat, si më poshtë vijon:

a) Subjektin që i drejtohet EKB-së ose njësisë së vetëqeverisjes vendore;

b) Të dhënat personale të subjektit kërkues, sipas pikave 9 e 11, të këtij vendimi;

c) Të dhënat lidhur me banesën ose objektin e kthyer në fond banese, për të cilin kërkohet privatizimi;

ç) Datën e kërkesës e nënshkrimin e kërkuesit.

Kërkesa e depozituar pranë EKB-së ose njësisë së qeverisjes vendore duhet të shoqërohet me dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Dokument që tregon se personi gëzon të drejtën e privatizimit të banesës, të tillë, si: kontrata e qirasë, akti i dhënies ose i marrjes në dorëzim të banesës nga ish-ndërmarrja komunale banesa ose autorizim nga ish-organet administrative publike që e kanë strehuar në atë banesë;

b) Certifikatë e gjendjes familjare e datës 1.12.1992 dhe certifikatë aktuale të gjendjes familjare në momentin e privatizimit për efekt të përcaktimit të sipërfaqes së banesës që i takon familjes, bazuar në normat e strehimit në momentin e privatizimit dhe të përcaktimit të sipërfaqes së tepërt mbi normën e strehimit, nëse ka një të tillë;

c) Dëshmi e trashëgimisë, nëse ka një të tillë, në zbatim të shkronjës “a”, të pikës 9, të këtij vendimi;

ç) Prokurë, nëse ka një të tillë, në zbatim të shkronjës “b”, të pikës 9, të këtij vendimi;

d) Dokument identifikimi i kërkuesit (kartë identiteti dhe/ose pasaportë biometrike).

Tarifa e privatizimit të truallit përcaktohet

  1. a) Për zonat urbane të njësive të vetëqeverisjes vendore në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Pogradec, Lezhë, Krujë dhe Kavajë, 1080 lekë/m2;
  2. b) Për zonat urbane brenda vijave kufizuese të njësive të vetëqeverisjes vendore të tjera, 720 lekë/m2;
  3. c) Për zonat rurale llogaritet duke iu referuar tarifës së privatizimit të truallit në zonën periferike të njësisë së vetëqeverisjes vendore më të afërt me banesën që do të privatizohet e duke shumëzuar këtë tarifë me koeficientin 0.3.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV