Zëdhënësi i Presidentit: Me daljen e sotme Gjonaj pranoi fajin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas daljes së sotme për mediat të Etilda Gjonajt duke thënë se ajo nuk i dha shpjegim asnjë prej veprimeve që kishte kryer për botimin në Fletore Zyrtare të akteve  të KED duke pranuar njëkohësisht fajin, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi.

Blushi shprehet se tashmë kushti kryesor për hapjen e negociatave do të jetë hetimi dhe ndëshkimi i krimit kushtetues të kryer nga ‘grupi i strukturual krimina”, duke i bërë apel Gjonajt të tregojë shokët.

STATUSI I TEDI BLUSHIT

ME QETËSI DHE DREJTËSI, ERDHI KOHA PËR LLOGARI!

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka kallëzuar penalisht ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, së bashku me vartësit e saj, për këto vepra penale:

1.“Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2.“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;
3.“Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
4.“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.

Shoqja Etilda me deklaratën e saj sot nuk u dha asnjë shpjegim shkeljeve të ligjit që ka konsumuar, por përballë fakteve të pakundërshtueshme, vijoi avazin: retorikë me veten.

Me daljen e sotme, shoqja Etilda, ka pranuar tërësisht fajësinë për të gjitha veprat penale për të cilat ajo është akuzuar.

Shoqja Etilda nuk mundi të arsyetonte dot, se cila qe baza ligjore që e autorizon apo i jep të drejtë Ministrisë së Drejtësisë të kërkojë apo të urdhërojë botimin në Fletoren Zyrtare të një akti që nuk ishte nxjerrë prej institucionit të saj!

Shoqja Etilda, nuk i dha përgjigje pyetjes, cila është ajo dispozitë e Kushtetutës dhe e Ligjit që lejon botimin në Fletoren Zyrtare të akteve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lexo edhe :  Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit

Shoqja Etilda, para se të përmendë në mekje e sipër nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 78/2014 “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”, bën mirë t`i lexojë më parë vetë. (Lexoji mirë nenet e mëposhtme)

Pra shoqja Etilda, vërtet ka dashur të bëjë publik sipas porosisë së shefit së saj, një akt të KED-së në Fletoren Zyrtare, po ka harruar të lexojë të gjithë ligjin, ku sanksionohen se në Fletoren Zyrtare botohen vetëm ato akte që përcakton Kushtetuta dhe ligji.

Ky vendim i KED-së, edhe pse shoqja Etilda ka dëshirë t`i bëjë reklamë, nuk lejohet të botohet në Fletore Zyrtare.

Shoqes Etilda, bashkë me deklaratën që i dhanë të lexonte, duhet t`i kishin dhënë edhe nenin 232, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që përcakton se ku botohen aktet e KED për renditjen e kandidatëve.

Shoqja Etilda, anashkaloi sqarimin për falsifikimin e dokumenteve shtetërore, kur vet Kuvendi i Shqipërisë, nuk i kishte kërkuar botimin në Fletore Zyrtare.

Dita e shtunë e datës 9 nëntor 2019, kur shoqja Etilda dhe celula mafioze në Ministrinë e Drejtësisë, ka dalë në punë, është një prej elementëve që provon anën subjektive të konsumimit me nxitim dhe dashje të veprave penale, ndikimit të paligjshëm, falsifikimit, dhe shpërdorimit të detyrës.

Sa për hapjen e negociatave me BE-në, duhet ta dish se Kryekushti do të jetë hetimi dhe ndëshkimi i krimit Kushtetutes që keni bërë ju si grup i strukturar kriminal.

Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë Rilindase, për të mos thënë asgjë?!

Etilda, trego shokët!

ME QETËSI DHE DREJTËSI, ERDHI KOHA PËR LLOGARI!

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV