Dvorani mohon kontaktet me Henri Çilin: Dosja “Aliko” nuk është rishikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dovrani ka mohuar që të ketë pasur kontakte me botuesin Henri Çili mbi dosjen e vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko. Çili është një prej personave të arrestuar pasi dyshohet se ka ndërhyrë për të rishikuar vendimet për vëllezërit Aliko të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 18 vite burg për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat.

“Çdo çështje rezulton me relator Ardian Dvoranin. Zotin Çili e njoh, nuk jemi miq dhe nuk kam asnjë kontakt. Nuk jam i sigurt nëse kjo çështje nuk është trajtuar me prioritet. Ne kemi 6 mijë dosje penale që presin prej shumë kohe. Nuk jam në dijeni nëse ka patur ndonjë kërkesë për përshpejtim”, tha Dvorani para gazetarëve.

Çili duket se është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij, një person me precedentë penalë. Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babit të të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave. Sipas dosjes hetimore Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një “zyrtar të lartë të Drejtësisë” të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. Sipas të dhënave të para gjithashtu, bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve.

Të fundit

Pas incidentit në “Big Brother”, ja ku shfaqet Jozi (VIDEO)

Të shtunën e kaluar gjatë primes së “Big Brother VIP Albania 4”, një ngjarje e paprecedentë ndodhi kur  Jozef...

Ishte arratisur nga burgu, si iu fsheh policisë në “mes” të Tiranës 2 muaj Daut Laze

Dy muaj pas arratisjes së bujshme nga burgu i Shënkollit, u arrestua mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, në kryeqytet, Daut Laze. 49-vjeçari...

Përfundojnë në pranga dy elektricistë/ Zbardhet arsyeja e rëndë

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy elektricistë, pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili humbi jetën një ditë më parë...

‘Kur është lënë vizita në SHBA’/ Rama ‘sherr’ me komentuesin: Ça halli ke ti!!!

Një ndjekës e ka pyetur kryeministrin Rama se kur do të zhvillojë vizitën në SHBA, ndërsa dikush tjetër më herët e pyeti nëse e...

Gaza, aty ku foshnjat ushqehen me bukë të mykur dhe çaj për të mbijetuar!

Hanadi është një nga qindra mijëra qytetarët në Gaza që luftojnë për të mbijetuar pa ushqim, ujë ose siguri. Çdo ditë, ajo përpiqet t’i...

Lajme të tjera

Web TV