Dyshohej me koronavirus, shqiptari humb jetën rrugës për në spital

Mediat greke raportojnë se një shtetas shqiptar se ka humbur jetën në Greqi. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Nafplios.

Fillimisht dyshohej se 32-vjeçari mund të ishte prekur nga koronavirusi, pasi kishte shfaqur shenja të sëmundjes vdekjeprurëse.

Më pas, nga konstatimi i mjekëve, u bë me dije se shkak i vdekjes së 32-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka qenë një encefaliti e rëndë.