Lojtarëve dhe trajnerëve të Barcelonës iu është bërë një trajnim për koronavirus para seancës së mëngjesit të së premtes.
Dr. Antoni Trilla, Shef i Njësisë së Mjekësisë Parandaluese dhe Epidemiologjisë dhe personel i Fakultetit në Klinikën Spitalore të Barcelonës ku jep Mjekësinë parandaluese dhe Shëndetin Publik, ishte i gatshëm për të marrë pyetje nga punonjësit e klubit raporton “Marca”.
Barcelona u bë gjithnjë e më e vëmendshme ndaj sëmundjes, pas udhëtimit në Napoli për ndeshjen për Ligën e Kampionëve këtë javë. Biseda u mbajt para stërvitjes, e cila filloi pas dyerve të mbyllura në orën 11:00.
Gerard Pique u stërvit si zakonisht në atë që ishte seanca e parë që përgatitej për “El Clasicon” ditën e dielë./Fjala.al/