Kurti: Ideja e shkëmbimit të territoreve është receta për konflikt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi zyrtarët e Bashkimit Evropian se duhet të respektojnë pavarësinë e vendit të tij.

Kurti i kërkoi po ashtu përfaqësuesit të BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, i cili është spanjoll me origjinë, vend që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të përfaqësojnë BE-në dhe jo interesat kombëtare.

“Për hir të zgjidhjes evropiane, mbase ai duhet t’i japë një perspektivë të re problemeve të Ballkanit Perëndimor. Kushdo që mohon këtë realitet ose mundohet të sjellë ndonjë lloj zgjidhje pa njohjen e këtij shteti dhe vullnetit të njerëzve këtu nuk do përfitoje asgjë më shumë përveçse të  dëmtojë vetveten”, është shprehur Kryeministri i Kosovës.

Albin Kurti mori detyrën si kryeministër të Kosovës në fillim të shkurtit, pas më shumë se dy dekadash në opozitë. Detyra e tij kryesore është të vazhdojë me negociatat me Serbinë për të vendosur një paqe midis dy kombeve, por kryeministri nuk do të pranojë asnjëherë idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Kosova nuk mund të përfshihet kurrsesi në të ashtuquajturin shkëmbim territoresh. Të gjitha projektet e ngjashme në të kaluarën kanë dështuar dhe do të dështojnë në të ardhmen po ashtu veçanërisht tani që në pushtet jemi ne. Shkëmbimet territoriale janë receta për të nxitur më shumë konflikte jo për paqe të cilën ne kemi nevojë”, theksoi Kurti gjatë një interviste për Euronews World.

BE shpreson në rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, të arrihet normalizimi i marrëdhënies mes tyre që nga shpallja e pavarësisë në 2008.

Të fundit

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

A ka qenë ndonjëherë italishtja një gjuhë ndërkombëtare, siç është anglishtja sot?

Gjatë Rilindjes, italishtja u përdor në mjediset diplomatike për të hartuar traktate ndërkombëtare dhe deri në shekullin e 19-të ishte gjuha e përbashkët e...

Lajme të tjera

Web TV