Manchester City mund të dënohet nga Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të UEFA-s, Manchester City mund të marrë një dënim tjetër,k këtë herë nga Premier League.

Drejtuesit e kampionatit më të madh të futbollit në Angli do shqyrtojnë heqjen e pikëve të City-t pas pretendimeve të UEFA-s për shkeljen e Fair Play Financiar.

“Daily Mail” raporton se City po përballet me një hetim të trefishtë nga drejtuesit e Premier League-s. Ky hetim mund të çojë në sanksione të mëtejshme brenda kampionatit, nëse CAS do të vendosë pro UEFA-s.

Drejtuesit e Premier League-s kanë filluar të shikojë praktikat e kontabilitetit dhe të rekrutimit të City-t të një viti më parë, pas hetimit të Fair Play Financiar të UEFA-s, i cili vendosi t’i jepte njëndalim dy vjeçar dhe një gjobë prej 30 milionë eurosh.

Premier League ka punuar me firmën juridike ‘Bird & Bird’ për të mbledhur prova për City-n në një hetim, që po zhvillohet në mënyrë të pavarur nga klubet e tjera, të cilët nuk do të kenë ndikim nëse ata do të përballen me akuza.

Sanksionet nga ky hetim mund të përfshijnë një gjobë me para, një embargo transferimi ose një zbritje pikësh./Fjala.al/

Të fundit

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

Lajme të tjera

Web TV