Pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja/ Ja si do të orientohet trafiku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Infrastruktës ka organizuar një tryeze për menaxhimin e trafikut në aksin nga Pallati me Shigjeta deri te Rrethrrotullimi Shqiponja.

Gjatë tryezës së diskutimi mbi planin e menaxhimit të trafikut gjatë “Rehabilitimit të segmentit rrugor Pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, zëvendësministri i Transporteve Artan Shkreli bëri të ditur se grupi i punës ka marrë masat për të mirë menaxhuar trafikun dhe për të mos sjellë probleme në akset hyrëse dhe dalëse në Tiranë. Ndërkohë që Policia Rrugore ka marrë për të rregulluar trafikun.

“Është shumë e rëndësishme kjo dakordësi sepse bëhet fjalë për një nga ankset më të rëndësishme të transportit dhe një nga veprat e rëndësishme infrastrukturore. Aksi për të cilin po diskutohet për të arritur një akord më të mirë për menaxhimin e transportit pasi është më e impkaturara nga trafiku në gjithë vendin.  Zgjidhja e problematikës në këtë rast do të jetë një zgjidhej për të gjithë qytetarët e vendit. Është e rëndësishme për të menaxhuar shumë mirë këtë aks gjatë kohës që në atje do të kryhen punime.”-tha Shkreli

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho zbardhi skenën që do të zbatohet për qarkullimin. “Për drejtimin Durrës-Tiranë do bëhet shfryrja e trafikut në dy pika të reja. Në pikën e rrugës  “Dardania” në afërsi të kompleksit  Efel dhe si dhe  rruga “Kasëm Shima” e cila është në afërsi të CFO Farmë-s. Këto dy aksese do aksesojnë Tiranën nga pjesa e Yrshekut, Kasharit, Yzberishtit  dhe Kombinatit, njëkohësisht për të devijuar trafikun në rast se do ketë ngarkesë në mbikalimin “Casa Itlaia”. Devijojmë trafikun tek “Casa Italia” me dy korsi dhe gjendemi me tre korsi në rrugën  drejt rreth rrotullimit “Shqiponja bashkë me atë që vjen nga  nënkalimi i Kamzës. Nga nënkalimi i Kamzës vijnë dy korsi, ku njëra prej tyre futet në rrugën “7 Marsi” dhe  një tjetër bashkohet me dy korsitë e nënkalimit. Vazhdojmë me tre  korsi në rrethrrotullimin “Shqiponja”  ku pëftohet një transformim, rritje në rreze  dhe spostim nga Jugu me 30 metra. Ndryshimi i vetëm vjen nga Zogu i Zi drejt sheshit “Shqiponja”  ku nga katër korsi në 100 metrat e saj bëhen me tre korsi për tju përshtatur rreth rrotullimit. Pjesa tjetër vazhdon me tre korsi dejtimi sheshi “Shqiponja” dhe po kështu nga sheshi “Shqiponja” tek rrethrotullimi” sqaroi Verdho.

Lexo edhe :  Uljet humbjet e energjisë në rrjet/ ERE: Gjatë vitit 2024 humbjet në rrjet ishin 17.93%

JA SI DO TË ORIENTOHET TRAFIKU NË TIRANË 

“Kemi marrë detyrat në lidhje me menaxhimin e trafikut pas nisjes së punës në këtë aks. Kemi marrë masat për rastet e emergjencat dhe rastet e tjera për të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit. Gjykoj se nuk do të kemi probleme në lidhje me menaxhimin e trafikut”-tha përfaqësuesi i Policisë Rrugore.  “Ndërkohë që këtu avancojnë punimet është Bashkia e Tiranës që po punon me specialistët e ARSSH për pjesën nga Sheshi Shqiponja deri të stacioni i Trenit. Po vijohet me shpronësimet në zonat pranë Shkozës e tij, ku procesi i shpronësimeve është në përfundim e sipër. Ne nuk do të presim të mbarojë një segment për të filluar segmenti tjetër”-Artan Shkreli.

Të fundit

Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi!

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhiqur nga gjykimi. Kërkesa do shqyrtohet nga...

Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi u shpreh se Partia Socialiste po pret se si do të rrjedhin ngjarjet në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Trump lavdëron Musk për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t'i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, një rol të rëndësishëm në administratën...

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa paraqitet në SPAK

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se ajo do të merret në pyetje...

Big Brother Vip/ Dy banore shkojnë në nominim “kokë më kokë”

Spektakli i mbrëmjes së djeshme, solli një metodë të re nominimi në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku rolin kryesor e luajtën opinionistët. Secili prej...

Lajme të tjera

Web TV