Projekti i Rindërtimit, Ahmetaj: Grantet për qytetarët, në bazë të dëmtimit të banesës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj teksa ka prezantuar projektin e Rindërtimit, deklaroi se grantet për qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, do të jepen në varësi të dëmeve të shkaktuara. Gjatë fjalës së tij Ahmetaj tha se banesat që do të rindërtohen, do të kenë cilësi shumë më të mirë se më parë.

“I gjithë kuadri i prezantimit ka të bëjë me një nga parimet kryesore të rindërtimit, transparenca. Ky është parimi bazë i deklaratës së qëllimeve mes donatorëve dhe qeverisë shqiptare. Modelet janë rezultante e kujdesshme e një procedure teknike. Behët fjalë për rindërtim dhe më të mirë. Programet janë të detajuara në ligj. Atje ku do të shembet, në zonë jashtë Tirane, procesi vazhdon. Janë 115 pallate për t’u shembur dhe njësi individuale jashtë Tiranë 2000 e ca.

Janë 62 shkolla që do të rindërtohen dhe disa të tjera që do të riparohen, por me konceptin; ‘Rindërto më mirë’. Programi për strehimin nuk do të jetë kompensim, por ofrimi i kushteve optimale për strehim. Mënyra se si Qeveria shqiptare i kthehet rindërtimit, është unike. Shkon me kombinim grantesh dhe kredi. Për 30 sekonda humbën 7.5 % të prodhimit të brendshëm bruto. Për njësitë individuale do të ketë vetëm 3 modele. Dhe përpjekja dhe procedurat do të jenë të përbashkëta dhe me shoqatat humanitare, të cilat s’do dalin kundër këtij ligji. Fondi i rindërtimit në formatet e veta shkon në 1.15 mld. Në fund të vitit ky fond është i trashëgueshëm.”, tha Ahmetaj.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV