Zgjidhet kryetari i ri i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i ri Drejtues i FIAA-s përbëhet nga Drejtorë të Lartë të kompanive të rëndësishme në vend. Kryetari i ri i FIAA-s,  Constantin von ALVENSLEBEN ka një përvojë të gjatë në menaxhimin e aeroporteve dhe aviacionit si edhe në industrinë e zhvillimit të pronave. Ai e njeh Shqipërinë dhe mjedisin e saj të biznesit që nga detyra e tij e parë si Drejtor i Përgjithshëm i TIA-s gjatë viteve 2005-2007, ku ai menaxhoi me sukses fazën fillestare në Aeroportin e vetëm në Shqipëri.

Në Shtator të vitit 2019, Constantin u zhvendos në Shqipëri përsëri, për të ndërmarrë një sfidë të re si Drejtor i Përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, këtë herë në pronësi të kompanisë kineze ”China Everbright” e cila është e themeluar dhe e regjistruar në Hongkong.

FIAA numëron 80 kompani anëtare, mes tyre korporata të mëdha ndërkombëtare si Shell, Statkraft, banka të rëndësishme ndërkombëtare dhe kompani me përvojë në telekomunikacion, infrastrukturë, energji, real estate, etj.

Të fundit

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë...

Gripi, ISHP: Kalon piku/ Mjekët: Në shkurt, 2 mijë raste më pak se javën e kaluar

Situata e gripit në vend drejt normalizimit, teksa tashmë është lënë mbrapa piku, i cili shënonte shifra epidemiologjike. Sipas Institutit të Shendetit Publik kurba...

Kredi të lehtësuara për strehim, Bashkia Tiranë publikon listën e fituesve

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesit e fazës së parë të programit të subvencionimit të kredive të lehtësuara nga shteti. Sipas njoftimit zyrtar, 2,337 aplikime janë...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Lëkundje sizmike janë regjistruar mesditën e kësaj të marte në vendin tonë. Një tërmet është regjistruar në qytetin e Pukës, fatmirësisht pa dëmë në njerëz...

E dhimbshme/ Ish-banori i BBV humb njeriun e zemrës (Foto)

Visar Dermaku, i njohur për publikun si Gani Gërmia, ka shpërndarë një lajmi të trishtuar në rrjetet sociale. Ai ka njoftuar se ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV