Mbyllen tre ndeshje të Superligës, Laçi rikthehet në garë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë mbyllur tre ndeshjet e orës 14:00 të Superligës të vlefshme për javën e 24-t të këtij kampionati dhe ndër to Skënderbeu dhe Laçi ia kanë dalë të marrin 3 pikëshin.

Bylis-Flamurtari, Vllaznia-Skënderbeu dhe Luftëtari-Laçi ishin tre takimet që u mbajtën në këtë orë.

Takimi Bylisi-Flamurtari u mbyll me barazimin e pastër 0-0, duke u ndarë në paqe dhe marrë të dyja nga 1 pikë për këtë javë.

Skënderbeu ia ka dalë të marrë 3 pikë nga ndeshja me Vllazninë me anë të golit të Blerim Krasniqit në minutat shtesë të lojës, duke kaluar në vend të 7 e në të njëjtën kohë duke zbritur Vllazninë në vend të 8 të Kategorisë Superiore.

Takimi Luftëtari-Laçi u mbyll me triumfin e kurbinasve me rezultatin 0-2. Laçianët shënuan golin e tyre të parë në minutën e 65-t të lojës duke zhbllokuar rezultatin me anë të golit të Kyrian Nwabueze dhe më pas goli i dytë u shënua në minutën e 88-ë të lojës nga Redon Xhixha, duke kaluar kështu në vendin e 3-ë të kategorisë.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet një tjetër takim i rëndësishëm ai midis Teutës dhe Kukësit, ndërsa duhet theksuar se verilindorët do mundohen me gjithçka për të qëndruar në garën për titull.

Rikujtojmë se mbrëmjen e djeshme u luajt derbi për takimin e javës së 24-t dhe Tirana mundi skuadrën e Partizanit me rezultatin e thellë 5-1, nga ku siguroi koma më shumë pozitat e saj si kryesuese e Superiores./Fjala.al/Katerina Tafa/

 

 

Të fundit

Vrasja e rojes me porosi nga Dubai, zbulohet roli i 42-vjeçarit të arrestuar

Një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në...

Ministria e Bujqësisë hap aplikimet për Skemën e Investimeve

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur zyrtarisht skemat e reja për mbështetjen e fermerëve. Këtë vit janë 9 skema mbështetëse, përveç atyre...

“Çuna respekte, por kaq ishte!” Rama nis gjobat ndaj lavazheve

Në gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta komuniteteve. Përveç lirimit të hapësirave publike në zonat...

Merkato e nxehtë, Interi shet yllin e skuadrës në Premier League?

Ndërsa Interi po përqendrohet kryesisht te ardhja e Ademola Lukman, objektivi kryesor për sulmin i trajnerit Kivu, klubi nuk ndalon lëvizjet edhe në pjesën...

Vettingu largon nga drejtësia prokurorin e Sarandës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur këtë të premte më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho....

Lajme të tjera

Web TV