Tatimet, ndërtuesve: Lëshoni faturë sapo arkëtoni çdo këst nga klientët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata tatimore i bën thirrje bizneseve të ndërtimit të lëshojnë faturë tatimore në momentin që arkëtojnë këste të pagesave nga klientët.  Kjo masë është parashikuar në disa plane sektoriale gjatë vitit 2020, ndër të cilat është edhe ai i sektorit të ndërtimit.

“Nxitja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore është synimi kryesor yni dhe vijimësia e veprimeve që po ndërmerren kanë për qëllim më së pari që tatimpaguesi të njihet më mirë me kërkesat ligjore. Në funksion të kësaj qasjeje vjen dhe njoftimi që do iu dërgohet tatimpaguesve të cilët operojnë në sektorin e ndërtimit. Objekti i këtij njoftimi ka të bëje me shitjen (furnizimin) e ndërtesave duke sjellë në vëmendje të tatimpaguesve, dhe jo vetëm, qëndrimin e administratës tatimore. Tatimpaguesit kanë detyrim të lëshojnë faturë tatimore në momentin e arkëtimit të çdo kësti nga klientët.

Tatimpaguesit duhet të tregojnë kujdes në momentin e njohjes të ardhurave në rezultatin financiar duke vlerësuar drejt statusin e ndërtesave në raport me parimet në standardet e kontabilitetit” shkruhet në këshillën e Tatimeve.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV