Engel: SHBA, krah shqiptarëve. Kosova do jetë në NATO dhe BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga përkrahësit e flaktë të çështjes shqiptare, veçanërisht të pavarësisë së Kosovës, kongresmeni Eliot Engel, në takimin me përfaqësuesit e Federatës PanShqiptare Vatra, ka theksuar se Kosova do të jetë një shtet i pavarur pavarësisht skeptikëve.

Kongresmeni Engel theksoi se partneriteti midis Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ‘është i fortë si asnjëherë më parë.”

Kurse lidhjet e tij me shqiptarët – Kosovën dhe çështjen shqiptare Engel ia dedikon tërësisht njohjes së tij 30 vjet më parë me Harry Bajraktarin.

“Unë gjithmonë kam thënë që Kosova do të jetë një komb i lirë dhe i pavarur, me gjithë zërat skeptik për këtë. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Engel beson se Kosova do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së. “Unë e di se një ditë ne do të festojmë pranimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ky është qëllimi që kemi për të ardhmen e Kosovës. Ju gjithmonë mund të mbështeteni tek unë si shoku juaj- si miku juaj andaj ju e keni derën e hapur në zyrën time në Kongres sa herë t’ju nevojitet”, tha në fund Engel.

Engel, është i pari kongresist amerikan në 108 vjet që viziton Shtëpinë e Vatrës.

Ligjvënësi amerikan Eliot L. Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili është njëherësh, edhe bashkëthemeluesi, dhe bashkëkryesuesi i « Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit – U.S. Congress Albanian Issues Caucus , shoqërohej në këtë vizitë nga veprimtari i njohur Harry Bajraktari – themelues dhe botues i gazetës « Illyria » 1991-1998.

Të fundit

Rama udhëton në Bavari, pritet nga miku i çmuar Markus Söder

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder. “Një...

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta "Sport" shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse...

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

Lajme të tjera

Web TV