Revolucion, transport publik totalisht falas në këtë shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luksemburgu vendosi të ishte shteti i parë në botë që të ofronte falas transportin publik.

Për të gjithë qytetarët duke filluar nga sot në vend transporti publik do të jetë falas. Kështu Luksemburgu do të bëhet vendi i parë në botë që merr një vendim të tillë me qëllim reduktimin e ndotjes duke bërë që qytetarët të mos përdorin më makina.

Nisma është pjesë e një plani të qeverisë për të ulur ndjeshëm trafikun e udhëtarëve që punojnë në Luksemburg, por që jetojnë Francë, Belgjikë dhe Gjermani. Edhe Estonia e prezantoi vitin e kaluar një nismë të tillë për të bërë transportin publik falas, por që ende nuk është vënë në zbatim.

Në Luksemburg, rreth 47 % e udhëtimeve, kryesisht për biznes bëhen me makinë dhe vendi njihet për trafikun e rënduar. Vetëm 32 % e qytetarëve përdorin autobusët për të shkuar në punë, ndërsa 19% përdorin trenat.

Ndërkaq, sipas planit, vetëm bileta e trenit të klasit të parë do të paguhet. Kostoja totale e mirëmbajtjes së rrjetit publik do të jetë rreth 500 milionë € në vit dhe që do të përballohet tërësisht nga shteti.

Shërbimet pa pagesë përfshijnë transportin përmes tramvajit, trenave dhe autobusëve i cili do të jetë njëlloj për  turistët ashtu edhe për vendasit. Në pikat e shitjes së biletave do të shiten vetëm biletat hekurudhore ndërkombëtare dhe ato të klasit të parë.

Të fundit

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht...

Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald Trump njofton se marrëveshja mes...

E Enjtja magjike e futbollit shqiptar

Nga ERVIN BAKU Një e Enjte zakonshme Korriku, por që do të mbahet mend gjatë. Tri fitore në një mbrëmje. Tri buzëqeshje europiane për futbollin...

Britanikja emocionon duke kënduar shqip, Rama: Shqiptar bëhesh edhe me zemër

Britanikja Sara Payman ka emocionuar me zërin e saj duke kënduar këngë shqiptare. Video është ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook. Bashkangjitur videos së...

Ka një shkëputje të rrezikshme: në çështjen e Gazës, politika nuk flet më për popullin

nga Gaby Hinsliff Fillimisht duhej të ishte një bisedë e ngrohtë për gatimin dhe përvojat e mëmësisë së re. Por programi Woman’s Hour i BBC Radio...

Lajme të tjera

Web TV