46 persona humbin jetën nga protestat në Indi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i viktimave nga protesta për reformën e ligjit të shtetësisë, në Indi, ka arritur në 46 dhe mijëra të tjerë janë arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Përplasjet midis myslimanëve, hindusëve dhe policisë kanë shkatërruar shtëpi, dyqane, xhami dhe shumë makina janë djegur.

Tensionet midis grupeve ekstreme hindu dhe myslimane filluan që prej disa muajsh në momentin që ligji i ri për dhënien e shtetësisë u promovua nga kryeministri Narendra Modi, por dhuna shpërtheu një javë më parë me vizitën zyrtare të Donald Trump, shkruan lavanguardia.

Ligji për Ndryshimin e Shtetësisë sipas të cilit do ta përfitojnë qytetarët që vijnë nga Pakistani, Bangladeshi, Afganistani dhe që provojnë se u përkasin feve hindu, budiste, sikh, jain, parsi apo të krishterë. Por ky ligj ua mohon këtë të drejtë personave që u përkasin fesë myslimane. Kjo pasi qeveria indiane tha se këta persona nuk kanë nevojë për azil sepse nuk përndiqen në vendet e tyre.

Kryeministri Modi ka qëndruar i heshtur që nga fillimi i protestave, përveç një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ në të cilin ai u bëri thirrje për qetësi e qytetarëve të Dehlit ./Fjala.al

Të fundit

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike....

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Lajme të tjera

Web TV