“Dhurojani mimozat policëve”, thirrja e Metës në mbyllje të fjalimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fund të fjalimit të tij përpara shqiptarëve në manifestimin e mbrëmjes së sotme Presidenti Ilir Meta ka bërë një sërë kërkesash. Një ndër to ka qenë për të mbyllur në mënyrë paqësore këtë tubim.

Meta u ka kërkuar të gjithë qytetarëve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që të mos i hedhin mimozat para institucioneve, simbolin e këtij tubimi, por që t’ia dhurojnë ata policëve kudo që t’i shikojnë.

“Asnjë mimozë mos hidhni të institucionet sepse mimozat nuk hidhen ato dhurohen, dhurojani policëve tani kudo që ndodhen.

Zëri i popullit zëri i zotit. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm larg. Shqipëria si e gjithë Europa. Liri Demokraci”-ka qenë mbyllja e fjalimit nga Presidenti Meta në manifestimin e organizuar kundër qeverisë dhe siç thanë ata grushtit të shtetit./Fjala.al/

Të fundit

Aksidentet rrugore me monopatina/ Në 6 muaj 49 ngjarje, mbi 700 masa administrative

Dyzet e nëntë aksidente rrugore janë regjistruar në Tiranë nga janari deri në fund të qershorit, ku të përfshirë...

Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar tanimë 59 nga 140 deputetët e rinj, teksa rinumërimi i disa votave po vijon akoma gati 2 muaj...

Nuk e mbajnë këmbët, kryeminstri britanik për pak rrëzohet duke dalë nga zyra (VIDEO)

Kryeministri britanik Keir Starmer u pengua dhe për pak sa u rrëzua në shkallë teksa po dilte nga godina nr. 10 e Downing Street-it...

Ditët e nxehta të verës, Policia Bashkiake shpërndan ujë për qytetarët në Shkodër

Që prej qershorit vendi ynë është përfshirë nga i nxehti përvëlues, ku dita e sotme shënoi kulmin e saj me temperatura ekstreme. Kështu në këto...

“Korja e Tokës po zhduket nën këmbët tona…”/ Alarmon eksperti, ja çfarë mund të ndodhë

Korja e Tokës po zhduket pikërisht nën këmbët tona dhe shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë këtë. Dr.Brenhin Keller nga Departamenti i Shkencave...

Lajme të tjera

Web TV