FOTO/ Kukësi s’njeh pushim, Shehi fillon stërvitjen me verilindorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orges Shehi ka zhvilluar sot stërvitjen e parë si trajneri i ri i Kukësit. Shehi mori postin e teknikut të verilindorëve ditën e sotme, pasi të shtunën Shpëtim Duro u shkarkua nga stoli i Kukësit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Kukësit në “Instagram” janë postuar foto të skuadrës gjatë stërvitjes së sotme me Shehin.

“⚽️ Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e parë nën urdhërat e trajnerit Orges Shehi dhe ndihmësit, Rrahman Hallaçi! ➡️ Ekipi zhvillon nesër stërvitjen e radhës dhe më pas udhëton në drejtim të Elbasanit ku grumbullohet për ndeshjen ndaj Vllaznisë!”-shkruhet në postim./Fjala.al/

Të fundit

Hapësirat publike, Bashkia Tiranë: 20 mijë m² u rikthehen qytetarëve

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit...

Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Milani ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u takuan sot me drejtorin sportiv...

Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime…

Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

Lajme të tjera

Web TV