“Fjala” ka vendosur të risjellë në vëmendje një histori të fuqishme dashurie, si për të rikujtuar artistin e guximshëm Ulay, i cili ndërroi jetë sot në Ljubjana (Slloveni), në moshën 76-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit limfatik.
Marina Abramovic dhe Ulay, partnerë prej 12 vitesh, ecën për 90 ditë në anët e kundërta të Murit të Madh Kinez , rreth 2500 km, për t’u ndarë në një pikë të përbashkët. Çifti i artistëve ndërmori iniciativën për të përshkuar Murin e Madh Kinez me një qëllim në vetvete; ndarja jo detyrimisht mund të jetë melodramatike.
“Zemra ime ishte thyer dhe nuk kam derdhur lotë vetëm në fund të marrëdhënies sonë. Por, realizuam veçmas një vepër monumentale”-u shpreh asokohe Marina Abramovic në një intervistë për BBC, pasi ndarja e tyre u transmetua në vitin 1988 në një film dokumentar me metrazh të gjatë.
I regjistruar nga kineasti skocez Murray Grigor, filmi është një përzierje e çuditshme dhe nganjëherë jo koherencë e komenteve të udhëtimit dhe melankolisë së përhapur.
Edhe pse padyshim që ekzistojnë mënyra më të lehta për t’u distancuar nga ish-i, të përshkosh gjysmën e Murit të Madh të Kinës, duket se është konceptuar si një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar mendimet e tepërta, por edhe për të njohur vlerat e vetvetes dhe të personit përballë.
Pas atij momenti, teksa kishin kaluar jo më pak se 20 vite, Abramovic dhe Ulay u takuan në një mënyrë aspak të zakontë në Muzeun e Artit Modern të Luizianës, jashtë Kohenhagës. Duke patur parasysh mosmarrëveshjet e tyre, takimi ishte mjaft i përzemërt dhe i ngrohtë. Nuk munguan as lotët. Në një performancë të realizuar nga vetë Abramovic, ku në thelb qendronte vetë artistja, përballë saj, në një tavolinë veçse me dy karrige, ulet pikërisht Ulay. Duke mos folur aspak, Abramovic dhe Ulay gërmojnë në të shkuarën veçse me shikime intensive, prekëse. “Unë mendoj që në këtë jetë kemi lënë pas një punë vërtetë të bukur artistike, dhe kjo është ajo që ka rëndësi”-u shpreh pas atij takimi Ulay, duke lënë kështu pas konfliktet që kishin arritur edhe në gjykatë, me pretendimin se Abramovic kishte shkelur një kontratë pune.
Dyshja u dashurua në Evropën e viteve ’70, në Amsterdam, pas ndarjes së parë të Abramovic nga artistja Nesa Paripovic. Dinamikën e pashprehur të marrëdhënieve njerëzore, Abramovic dhe Ulay e përdorën për ta kthyer në produkt, duke krijuar vepra kinetike. Bashkëpunimi i tyre artistik ishte rraskapitës dhe shpesh i rrezikshëm. Mjafton t’i rikthehemi veprës “Energjia e Pushimit” (1980). Çifti mbante në ekuilibër një shigjetë me një hark, me të gjithë peshën e trupave, duke rrezikuar jetën me një ndryshim të thjeshtë të pozicionit.