KE e prerë: Shqipërisë t’i hapen negociatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka bërë një progres domethënës veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe shtetit ligjor‘. Ky është konstatimi që bën Komisioni Evropian në raportin e tij.

Komisioni Evropian vlerëson se vijimi i procesit që nga viti 2019 për hapjen e negociatave me Shqipërinë është ende i vlefshëm dhe ai duhet të merret në konsideratë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në raport theksohet gjithashtu edhe fakti se numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian kanë ndjeshëm së fundmi.

Sipas raportit, në vitin 2019, vetëm 5,599 shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Evropian përkundër shifrës së lartë të konstatuar në vitin 2017, ku numri i azilkërkuesve arrinte në 7,633.

Në kuadër të arritjes së një progresi domethënës dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara në mënyrë unanime nga Këshilli Evropian në Qershor 2018, Komisioni Evropian rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit në Qershor 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme.”- thuhet në përfundimet e raportit.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV