Pasaportë shqiptare për Era Istrefin, e një selfie për mikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Era Istrefi mori pjesë në mbylljen e Kampionatit Botëror të futbollit “Rusi 2018”. Ndërsa  lajmi po jepej në televizor, unë bluaja kujtime.

Fund nëntori 2016. Eri, nëndrejtori i Top Channel – it u fut në zyrën e Filip Çakulit.

– Ke miqësi me Presidentin Bujar Nishanin?

– Problemi?

– Njoh Era Istrefin dhe producentin e saj, Fatonin. Duan pasaporta shqiptare. Ndërhyn dot te Presidenti?

– Me ndërhyrjet “Fiks Fare” ka specializuar Mitron.

Dy ditë më vonë. Në zyrën e Presidentit. U futa drejt e në temë:

– Zoti President! Na duhen dy pasaporta. Pa letra. Për Era Istrefin dhe producentin e saj.

– Ka dalë një problem, – tha Presidenti. – Unë kisha vendosur të lehtësoja procedurat për personalitetet nga Kosova. Me këtë rast morën pasaporta shqiptare edhe dy deputetë të Vetëvendosjes. Pasi doli dekreti, mora një notë proteste nga Kryeministri i Kosovës: “Zoti President! Në emër të qeverisë ju kërkojmë të zbatoni procedurat për dhënien e pasaportave”.

Morali? Era Istrefi duhet t’i marrë dorën ministrisë së Kulturës në Kosovë. Pastaj derë më derë dhe pasaporta kërkon më shumë se një vit që të piqet.

– Për inat të sime vjehrre… – thashë unë. – Ka derman?

– Të marrin një kërkesë në Kosovë, pastaj së bashku do t’i djegim etapat, – qeshi Presidenti.

– Pse së bashku?

– Ti do të ndërhysh në ministrinë e Brendshme dhe në SHISH…

20 shkurt 2017. Mesazh nga Presidenti:

– Mitro! E firmosa dekretin. Nr. 10003. T’i gëzojnë pasaportat.

Mora në telefon Fatonin. Erdhi në Tiranë së bashku me Erën. Pasi fola me Genc Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Brendshme, të tre ngjitëm shkallët në ish godinën e “ZP”  – së. Shtyva derën e zyrës së Gjendjes Civile. Shefja sa nuk ulëriti:

Lexo edhe :  Amerikanët janë kudo dhe po shtrenjtojnë turizmin, si rasti i Shqipërisë

– Uaa! Era… Vajza ime të ka idhull… Bëjmë një foto?… Do të çmendet vajza!

Pastaj Erën kush ta rrëmbente më parë për selfie… Edhe rrugëve… Të tre përfunduam në rajonin e policisë për dokumentet. Përsëri:

– Uaa Era!…

Përsëri selfie… Era ishte e lumtur. Unë e pyeta:

– Era! Pse të duhet pasaporta?

Të fundit

Safet Gjici në qeli, KQZ i kërkon pagesën e gjobës përmes përmbarimit

Edhe pse ndodhej në burg për shkak të një video-skandali, “faturat” e kanë përndjekur Safet Gjicin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

“S’kemi ardhur për sulme”, Rama: Mbase mendoni se e mbroni Shqipërinë nga ne!

Batutës së kryeministrit Edi Rama për përfaqësuesit e teknologjisë, iu përgjigj Kreshnik Rexha, bashkëthemelues i kompanisë së sigurisë kibernetike SquareVertex.Ai. “E siguroj kryeministrin që kemi...

18 korrik 1925 – Adolf Hitleri boton Mein Kampf

Libri-manifest që parashikoi tmerrin e Luftës së Dytë Botërore Më 18 korrik 1925, në Gjermani, u botua një libër që, në fillim, nuk ngjalli ndonjë...

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria vendi i tetë në Evropë për shërbimet digjitale

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar këtë të enjte, më 18 korrik, se Shqipëria është vendi i...

Raporti i KE: Shqipëria në vend të parë me perqindjen më të lartë të të paraburgosurve

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një Europë që përpiqet të harmonizojë drejtësinë me të drejtat e njeriut, Shqipëria bie në sy për arsyet e gabuara:...

Lajme të tjera

Web TV