‘Protesta e Metës u mbështet nga opozita’, “New York Times” shkruan për tubimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media prestigjioze “New York Times” i ka dedikuar një shkrim të veçantë tubimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, që u zhvillua mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në raportimin e saj thuhet se mijëra shqiptar i janë përgjigjur thirrjeve të presidentit që akuzon qeverinë për shkelje të Kushtetutës dhe për lidhje me krimin.

“Mijëra shqiptarë janë mbledhur kundër qeverisë së majtë të vendit, duke iu përgjigjur një thirrje të presidentit i cili e akuzon për shkelje të kushtetutës dhe lidhje me krimin e organizuar.

Protesta e Ilir Metës u mbështet nga opozita, e cila dëshiron zgjedhje të reja për të zgjidhur krizën politike.

Meta akuzon qeverinë e Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama për shkeljen e kushtetutës së vendit duke tejkaluar fuqitë e saj, si dhe për marrjen e kompetencave të tij duke emëruar 9 kandidatë për gjashtë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

Trazirat politike vijnë ndërsa kombi i Ballkanit me afro 3 milionë njerëz ka miratuar reforma me shpresën për të marrë një dritë jeshile për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE”,-ka shkruar “New York Times”./Fjala.al/

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV