Tifozët dëmtuan stadiumin në derbi, Disiplina gjobit Tiranën dhe Partizanin

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dhënë 4 vendime për javën që u mbyll në kampionatet shqiptare.

Ndër to bie në sy se më shumë e kanë pësuar skuadra e Tiranës dhe ajo e Partizanit të cilat duhet të paguajnë gjoba për sjelljet e gabuara të tifozëve të tyre gjatë derbit.

Bardheblutë duhet të paguajnë një gjobë prej 500. 000 lekësh, ndërsa ekipi i Partizanit duhet të paguajë 300.000 mijë lekë të reja.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 02.03.2020

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2, 65/3c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) Lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

  1. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1/ dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.
  2. Pranimin e kërkesës së FK Egnatia, pezullimin e zbatimit të pjesës së mbetur të dënimit.