Çfarë po kurdiset për Kosovën? Merkel dhe Macron bëjnë lëvizjen e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emanuel Macron kanë filluar të bëjnë lëvizjet e para për të rinisur dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas gazetës serbe ‘Blic’, Gjermania dhe Franca po bashkërendojnë ngushtë për përgatitjet e Samitit të Parisit, i cili do të jetë një lloj vazhdimi i takimit i cili u mbajt në Berlin vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, Brukseli ka theksuar se samiti i ri “do të ketë diskutime mbi hapat e nevojshëm për të krijuar marrëveshje” midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia refuzuan propozimin e Albin Kurtit për heqjen e taksës më 1 prill me kushte të caktuara.

Sipas ‘Blicit’ në qoftë se taksa hiqet më menjëherë mbledhja e zyrtarëve nga Prishtina dhe Beogradi në një tryezë nuk do të jetë e largët.

Këtë e ka bërë të ditur edhe presidenti francez, Emanuel Macron i cili i ka sugjeruar Kurtit që së pari të heqë plotësisht tarifat.

Gjermania mbështet plotësisht vazhdimin e shpejtë të dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, nën kujdesin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borel se ndërmjetësues. Në këtë kontekst, Franca dhe Gjermania po bashkërendojnë ngushtë për vazhdimin e takimit të mbajtur më 29 prill 2019 në Berlin”, kanë thënë për gazetën serbe nga zyra e Merkelit.

Ditën e djeshme u zhvillua një takim mes presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë.

Vuçiç kërkoi heqjen e taksës për të vazhduar dialogun me Kosovën, ndërsa i ka bërë thirrje përfaqësuesve të Kosovës të mos kërkojnë njohjen e Kosovës nga Serbia pasi sipas tij, kjo vetëm se e përkeqëson situatën.

Nga ana tjetër, Thaçi nuk ka treguar se çfarë është diskutuar në këtë takim, por ka thënë se ditët në vazhdim do të raportojë në Kuvendin e Kosovës dhe para qytetarëve.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV