Yuri Kim, prokurorëve: Kapni kriminelët, jo njerëzit e pafajshëm!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka qenë e prerë në mesazhin e saj, teksa iu ka kërkuar prokurorëve shqiptarë që të ndjekin dhe procedojnë kriminelët dhe jo njerëzit e pafajshëm.

Duke folur në konferencën me temë “Sfidat e prokurorisë së përgjithshme për reformën në drejtësi”, Kim është shprehur se “drejtësia duhet të dënojë kriminelët dhe jo njerëzit e pafajshëm”.

Fillimisht dua të them që 2020 është një vit i madh për rrugë e Shqipërisë drejt BE. Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime për sa i përket besimit në drejtësi, për këtë duhet që ndryshojë edhe besimi i publikut. Jemi mirënjohës për dedikimin e këtyre indivividëve dhe për kurajon që kanë në lidhje me plotësimin e detyrave.

Shqipëria duhet të ec përpara në përfundimin e ligjit. Duhet t’i jepet fund korrupsionit. Në 2019 zyra e prokurorit të përgjithshëm punësoi një grup koordinatorësh. Fakti që shumë individ kanë preferuar të bëhen pjesë e saj, kjo sjellë një ndryshim në Shqipëri.

Kjo konferencë tregon se koordinimin në drejtësi ështrë shumë i rëndësishëm. Ju bëj thirrje të vijoni të bashkëpunoni me njëri-tjetrin që të çoni sistemin e drejtësisë përpara.

Duke ecur përpara në lidhje me reformën në drejtësi, dua t’ju them diçka. Prokurori është faktori i ligjit, ku fajtori nuk duhet të shpëtojë, por të vuaj. Duhet përdorur çdo mënyrë, metod të ligjshme për të sjell drejtësi. Përdorni fuqinë tuaj për ta çuar drejtësinë përpara”, tha Kim.

Ndërkaq, sipas kryeprokurorit, Olsian Çela, reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime rrënjësore. Edhe pse sipas tij, janë krijuar ngërçe nga mungesa e burimeve njerëzore.

Ndërkohë që reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime rrënjësore nga pikëpamja strukturore në ngrehinën e drejtësisë, suksesi i shumëpritur do të mbetej i skicuar vetëm në imagjinatën e krijuesve dhe promovuesve të saj nëse njerëzit që do të mbeteshin apo do  të hynin brenda kësaj ngrehine do të vazhdonin të gëlonin në moçalin e apatisë dhe mediokritetit, duke pritur që ndryshimet të vinin sërish nga një botë tjetër, e huaj dhe e pakuptueshme për ta, por që kishte zgjidhjet magjike dhe për problemet më të thjeshta për të cilat mjafton vetëm forca e vullnetit të mirë për t’u dhënë zgjidhje”, ka thënë Çela.

Të fundit

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për...

1770 – Beteja e Largas: një përplasje vendimtare në luftërat ruso-osmane

Më 7 korrik 1770, në brigjet e lumit Larga në Moldavi (në territorin e sotëm të Moldavisë dhe Rumanisë), ndodhi një përballje madhore mes...

Marrëveshja e Brionit, fundi i luftës 10 ditore dhe nisja e shpërbërjes së Jugosllavisë

7 korrik 1991 Më 7 korrik 1991, në ishullin Brioni të Kroacisë (në atë kohë pjesë e Jugosllavisë), u arrit Marrëveshja e Brionit, e...

Lajme të tjera

Web TV