6 teza pse Albin Kurti duhet ta heqë taksën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga  Arbana Xharra

Taksa duhet të hiqet. Alternativë tjetër nuk ka mbetur. Jo vetëm amerikanët ngulin këmbë në këtë “kusht“, por të gjithë. E interpretojnë sikur të ishte çelësi i shumë akteve që duhet të ndodhin sa më shpejt.

  1. Heqja e taksës do t’i jepte Qeverisë aktuale statusin e dialoguesit direkt, ashtu siç kërkon edhe Albin Kurti në letrat e tij drejtuar Pompeos.
  2. Do të përfundonte loja jotransparente e presidentit me emisarë të ndryshëm, lojë e cila vazhdimisht shkakton afera me kufij e territore. Gjë që duhet të ndalet menjëherë ngase vë në skenë labilitetin e politikës kosovare rreth sovranitetit siç është.
  3. Heqja e taksës do të vinte Serbinë në presion që të dëshmojë regjistrin e saj se çka ka ofruar deri tash dhe do të detyronte Beogradin para një platforme kosovare, e cila kërkon njohjen dhe për të cilën SHBA-të thonë se janë të parevokueshme.
  4. BE nuk do të mundej më të shfrytëzojë edhe këtë konflikt për ngecjen e saj në plotësimin e detyrimeve ndaj Kosovës.
  5. Opozita, respektivisht AAK në këtë stad është e vetmuar si për nga partnerët ashtu edhe për nga mbështetja në masë. Në rast të ashpërsimit të këtij konflikti (për apo kundër taksës) ajo do të senzibilizojë masë si në kohën e Çakorrit dhe do të shkaktonte sërish një kauzë që në fund veçse do të trazonte procesin – pasi taksa do të hiqet nëse jo sot nesër.
  6. VV ndërkohë le të prezantojë „reciprocitetin“ si paketë bilaterale me Serbinë e jo si ndëshkim, ngase reciprocitet siç e konceptojnë ata vetvetiu do të thotë bilateralitet – diçka totalisht e zakonshme ndërmjet shteteve, veçanërisht ato me mospajtime.
Lexo edhe :  Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira

Nuk qëndrojnë tezat që thonë se Qeveria le të bëhet me Amerikën apo BE-nw, ngase janë e njëjta gjë në relacion me taksën. Tjetër gjë janë kur bëhet fjala në marrjen e timonit dhe ofrimin e zgjidhjeve konkrete, e këto i ka tash vetëm administrata amerikane. Po aq manipulues është spekulimi që thotë se SHBA pastaj do ta detyrojnë të jepet Veriu. Asnjëherë, nëse këtë Kosova nuk e ofron vetë. Në rast të hyrjes në një vijë me kërkesat amerikane, madje edhe ofrues të tillë klandestinë s’do të kishin adresa ku të shkojnë.

Të fundit

Nëndetëset që po dërgon Trump afër Rusisë, mund të mbajnë afërsisht 160 koka bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar që dy “nëndetëse bërthamore” t’i afrohen Rusisë, pa dhënë informacion për llojin e...

I martuar dhe me fëmijë/ Habit Laert Vasili: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”,...

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli...

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Lajme të tjera

Web TV