Biznesmeni kritikon Dua Lipën: Shqiptarët e kanë parë se çka i ka bërë komunizmi

Dua Lipa Harry Bajraktari Fjala.al
Dua Lipa Harry Bajraktari Fjala.al

Dua Lipa e ka treguar hapur mbështetjen e saj për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara.

Përmes një postimi në Twittter ajo ka mbështetur Bernie Sanders i cili po kandidon për President.

Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer biznesmenit me origjinë kosovare, Harry Bajraktari, i cili ka shkruar.

“Është një ditë e trishtueshme kur Dua Lipa, e cila as nuk jeton në SHBA, e mbështetë Bernie Sandersin. Shqiptarët e kanë parë se çka i ka bërë komunizmi Shqipërisë. Edhe prindërit e saj e përjetuan diskriminimin që mbizotëronte në Kosovë nën Jugosllavinë socialiste. Dua është një artiste e mrekullueshme, por kjo gjë është fëmijërore”, ka shkruar ai në statusin e tij.

Dua vazhdimisht ka treguar bindjet e saj politike, më parë ajo tregoi se ishte kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian./Fjala.al