Gjonaj mori mbështetjen e Yuri Kim, LSI: Asgjesim i qëllimit të reformës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar nëpërmjet nënkryetarit Petrit Vasili për mbështetjen që Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë, mori sot nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Ambasada Amerikane u tha mediave se ambasadorja Kim kishte kërkuar nga ministrja Gjonaj “të vazhdonte të njëjtin kurs me reformën në drejtësi”.

Gjonaj është kallëzuar në SPAK nga presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon se ka bashkëpunuar në atë që e quan “grusht shteti” të mazhorancës për kontrollin e Gjykatës Kushtetuese.

Vasili thekson se “çdo alibi e mbështetje për falsifikatoren e qeverisë në emër të reformës në drejtësi, është asgjësimi i qëllimit të vetë reformës”.

Reagimi i plotë

Etilda zero rol ne reformen ne drejtesi, por rol kryesor si falsifikatore!

Etilda, pra Ministria e Drejtesise, ka zero rol ne Reformen ne Drejtesi.

Zero eshte roli i Ministrise se Drejtesise i percaktuar qarte ne te gjitha ligjet e Reformes ne Drejtesi.

Keto ligje te cilet jane te shkruar ne shqip dhe Anglisht…pra mund ti lexojne pa problem edhe shqiptaret edhe nderkombetaret bile edhe ambasadoret….!!

Komisioni i Venecias ka qene asgjesues ne opinionin e tij per Reformen ne Drejtesi dhe kerkonte prere qe Ministria e Drejtesise te mos kishte asnje karrige ne qeverisjen e gjyqesorit dhe ne asnje nga institucionet e reja te gjyqesorit.

Ja çfare thoshte Komisioni i Venecias:

“Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet, në mënyrë që të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit. Rregullimet duhet të rishqyrtohen për të hequr konfliktin e mundshëm të interesit.

Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore”,

thekson Komisioni i Venecias.

Ndersa si super falsifikatore ne funksion te rrembimit te Gjykates Kushtetuese Etilda ka vertet rol kryesor.

Lexo edhe :  OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

Falsifikimet e saj jane jo vetem shume te renda,por njeherazi edhe shume te trasha.

Dokumentet flagrante te falsifikimit kriminal, per rrembimin e kompetencave te Presidentit per Gjykaten Kushtetuese, i njeh dhe i di edhe shqiptari me i fundit.

Ndaj mbi Etilden rendojne 4 vepra penale, per te cilat ajo eshte e kallezuar ne SPAK.

Çdo alibi e mbeshtetje per falsifikatoren e qeverise ne emer te reformes ne drejtesi eshte asgjesimi i qellimit te vete reformes, per drejtesi te barabarte per te gjithe duke filluar nga ministri e deri tek qytetari me i thjeshte.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV