Ja kush do të jetë shqiptari i dytë në Eurovizion përveç Arilena Arës

Faqja zyrtare e “Eurovzionit”, ka bërë të ditur se Arilena Ara nuk do të jetë e vetmja shqiptare në skenën e Eurovizionit. Në një postim në facebook faqa zyrtare  ka shkruar se këngëtari i talentuar me origjinë shqiptare Gjon Muharremaj është përzgjedhur që të përfaqësojë Zvicrën me këngën e tij “Repondez-moi”, e cila do të këndohet në gjuhën frënge. Kënga e parë frënge që do të këndohet pas 10 vitesh.

 

Kënga e tij është përzgjedhur si më e mira nga 100 anëtarët e jurisë për të përfaqësuar Zvicrën në eventin e madh të muzikës. Gjithsej në konkurrim morën pjesë 515 këngëtarë.

Këngëtari fillimisht mori pjesë në “Albanian’s got talent”, ku dhe bëri për vete publikun shqiptar, kur ishte në moshë të vogël, ndërsa më vonë ai ka habitur  dhe Francën me zërin e tij në “The voice of France