Koronavirusi gjunjëzon Italinë/ Vendi jeton si në shtetrrethim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Casalpusterlengo – një qytet i vogël në Lombardi me 15. 000 banorë. Askush  nuk lejohet më të hyjë apo të dalë nga kjo qytezë. Me këtë mënyrë synohet të kufizohet përhapja e mëtejshme e koronavirusit.

Në dyqanet e vogla nuk lejohen më të hyjnë brenda më shumë se katër klientë njëherësh. Ndërsa farmacia është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm në qytezën e kthyer në fantazmë.

Këtu u konstatuan rastet e para me koronavirus. Papritur banorët u përballën me njoftimin: arrest shtëpie, pra karantinë. Njerëzve iu desh kësisoj të aranzhohen me këtë situatë të jashtëzakonshme. Një banor thotë i shpenguar, se “s’kemi çfarë bëjmë, tani jemi ambientuar me gjendjen e jashtëzakonshme dhe vetëm shpresojmë, që së shpejti supermarkatet të jenë sërish plot me mallra, ky është shqetësimi ynë i vetëm, ndryshe nuk kemi probleme.”

Shumica e infeksioneve deri më tani  janë njoftuar në veri të Italisë. Ndaj qeveria ndërmorri masa të forta: qytete të tëra u rrethuan, duke u shpallur zona të rrezikut. Zona të ndaluara, ku zhvillohen kontrolle të rrepta.Massimo, një banor nga qyteza fqinjë thotë, se ka ardhur të marrë djalin. E nuk është i sigurt nëse do ta lejojnë. Djali i tij 15- vjeçar kishte ardhur ta kalonte fundjavën tek gjyshi. Tani që kjo është shpallur zonë e izoluar ai dëshiron të kthehet në shtëpi. Por polici nuk e lejon të atin të kalojë.

Shumë njerëz në Itali pyesin, se përse janë prekur pikërisht ata? Edhe sipërmarrësi Fabio Longo. Ekspertët thonë, se është rastësi, mund të ishte prekur po ashtu edhe çdo vend tjetër. Secili nga vendet që ka kontakte me Kinën.

Dega e tekstileve në Itali bashkëpunon intensivisht me sipërmarrës kinezë. Firma e Longos “Block Industrie” ndodhet në Rovolon, një komunë e vogël në Veneto. Ai bashkëpunon edhe me sipërmarrje aziatike.

Lexo edhe :  Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

Situata e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit krijon shumë probleme për sipërmarrjen e tij në shumë aspekte: “Pasojat e koronavirusit për firmën tonë aktualisht janë shumë të rënda. Kjo e gjitha ndodh në pikun e sfilatave të modës, në sezonin  e rëndësishëm të dimrit, kur  kemi përkatësisht dy sfilata për gratë dhe për burrat.”

Fashion Week në Milano ditët e fundit u zhvillua në kushte të vështira. Ndërkohë që kjo është sfilatë shumë e rëndësishme për këtë degë të industrisë tekstile. Ekonomia italiane është dobësuar e kësaj i shtohet tani edhe virusi, ankohet Longo.

“Dega e tekstilit ka pësuar një goditje, në një fazë mjaft delikate, për më tepër tani pas krizës ekonomike. Kjo edhe për shkak të gjendjes në Kinë që po përballet prej dy muajsh me këtë problem. Kina mbulon 30-36% të konsumit.”

Longo megjithatë ka fat në fatkeqësi: Ai e ka furnizuar ndërkohë 97% për qind të prodhimit të ri. Ai as që do ta imagjinojë se çfarë mund të ndodhte nëse virusi do ta kishte paralizuar dy muaj më parë Italinë e veriut. Ndërkohë mund të vijnë vetëm 15 për qind e punonjësve të tij në firmë. Pjesa tjetër e personelit banojnë në zonat e kuqe, pra në zonat ku ndalohet qarkullimi.

I gjithë personeli shpreson që së shpejti të rivendoset qetësia. Pasi mungonte klientela në Fashion Week në Milano, ndoshta do të duhej që sfilatat e ardhshme në Paris të ndihmojnë sado pak degën italiane të tekstileve./DW/

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV