Manipulimi i faturave/ 2.2 miliardë dollarë dëm në Shqipëri në 5 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Një raporti i ri nga organizata ‘Global Financial Integrity’ shkruan se nënfaturimi i importeve dhe mbifaturimi i eksporteve – dy forma shumë të përhapura të evazionit dhe pastrimit të parave, kapën një vlerë prej 2.2 miliardë dollarë nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Një raport i organizatës Global Financial Integrity – me qendër në Uashington, vlerëson se faturat e manipuluara të importit dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve kapin një vlerë pre 2.2 miliardë USD nga vitit 2013 deri në vitin 2017.

Mesatarisht gjatë kësaj periudhe faturat e keqraportuara të mallrave dhe shërbimeve në dogana zunë një vlere të barabarta me 21.18 % të nivelit total të tregtisë së jashtme të vendit.

Maureen Heydt, kordinatore për komunikimit e Global Financial Integrity i tha BIRN se niveli i keqfaturuar i tregtisë së Shqipërisë është i lartë edhe në krahasim me vende të tjera në zhvillim.

“Kjo është një përqindje e lartë sepse përfaqëson më shumë se një të pestën e tregtisë globale të Shqipërisë,” tha Heydt.

“Një përqindje e lartë e keqfaturimit të tregtisë do të thotë që ekziston një zhvlerësim i të ardhurave nga taksat e mbledhura nga Shqipëria dhe partnerëve të saj tregtarë, çfarë sjell efekte negative në ekonomi,” shtoi ajo.

Hyedt shprehet se niveli i lartë i korrupsioni luan një rol në këtë formë evazioni, por shton se është e paqartë sa i madh është ky rol për shkak të natyrës së fshehur të këtij fenomeni.

“Korrupsioni luan një rol në keqfaturimin e tregtisë, por është e vështirë të thuash sa, sepse është një veprimtari e fshehur,” tha ajo.

“Ky keqfaturimin mund të vijë nga korrupsioni i rëndomtë i një punonjësi dogane që mbyll një sy dhe merr një ryshfet apo dhe korrupsion i nivelit të lartë nga zyrtarët qeveritare,” përfundoi Heydt.

Sipas GFI nga viti 2008 deri në vitin 2017, vlera e importeve dhe eksporteve shqiptare të keqfaturuara kap një vlerë totale prej gati 5 miliardë USD.

Kryeministri aktual Edi Rama pati reaguar ashpër në vitin 2013 ndaj një raporti të mëparshëm të organizatës amerikane mbi flukset e paligjshme, duke e nënvizuar se ky raport ishte “e vërteta rrëqethëse e pushtetit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë.”

Raporti i ri i GFI titulluar “Flukset e Paligjshme Financiare të Tregtisë në 135 Vende në Zhvillim: 2008-2017” dhe i publikuar të martën, hulumton flukset e paligjshme financiare të lidhura me tregtinë në 135 vende në zhvillim dhe 36 ekonomi të zhvilluara..

Lexo edhe :  Industria dhe bujqësia hyjnë në recesion, ndikon edhe rënia e popullsisë në fshatra

Duke analizuar statistikat qeveritare të tregtisë së jashtme, të furnizuara nga vende të ndryshme në bazën e të dhënave të Kombeve të Bashkuara ‘Comtrade’, GFI identifikon mospërputhjet  në të dhënat e raportuara nga vende të ndryshme për tregtinë me njëra tjetrën.

Për shembull, nëse Ekuadori raportoi eksportimin e 20 milion USD babane në Shqipëri në vitin 2016, por Shqipëria raportoi se kishte importuar vetëm 15 milion USD  banane nga Ekuadori atë vit, kjo do të pasqyronte një mospërputhje, ose hendek vlerash, prej 5 milion USD në tregtinë e raportuar të këtij produkti midis dy partnerëve tregtarë për atë vit.

Organizata amerikane identifikoi një vlerë totale mospërputhjesh ose keqfaturimi prej 8,7 trilionë USD në tregtinë midis 135 ekonomive në zhvillim dhe 36 ekonomive të zhvilluara gjatë një periudhë dhjetë vjeçare.

Në vitin 2017, viti më i fundit për të cilin janë të disponueshme të dhënat, hendeku i vlerës së përgjithshme në tregti midis ekonomive të përparuara dhe vendeve në zhvillim ishte 817.6 miliardë USD.

Akti i keqfaturimit të tregtisë është një formë kryesore e fluksit të paligjshëm financiar dhe mund të përdoret për të shmangur detyrimet doganore, taksat e TVSH-së dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ai gjithashtu privon qeveritë e vendeve në zhvillim nga të ardhurat e taksave, për të cila kanë nevojë të dëshpëruar.

“Vendet në zhvillim po humbasin një përqindje të konsiderueshme të vlerës së transaksioneve të tyre tregtare . Vetëm në vitin 2017, hendeku i vlerës së lidhur me keqfaturimin e importeve dhe eksporteve arrin në 18 për qind të tregtisë së vendeve në zhvillim,” tha në një deklaratë për shtyp Tom Cardamone, President dhe Drejtues Ekzekutiv i GFI.

“Nëse integriteti i transaksioneve tregtare nuk mund të sigurohet, nuk ka gjasa që vendet në zhvillim të mund të arrijnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara deri në afatin e vendosur në vitin 2030,” shtoi ai.

Cardamone gjithashtu shtoi se vendet e varfra janë ato që dëmtohen më shumë nga kjo formë evazioni dhe pastrimi parash.

*Marrë nga BIRN

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV