Shtyhet ndeshja Napoli-Inter, Seria A me dyer të mbyllura për çdo takim

Koronavirusi ka shkaktuar një kaos të vërtetë në futbolli italian duke shtyrë një sërë takimesh e zhvilluar me  dyer të mbyllura një pjesë tjetër të tyre.

Kalendari i Serisë A është ngjeshur shumë dhe kjo gjë duket se ka për t’i ndërlikuar takimet e radhës së kësaj kategorie.

Pas takimit Juventus-Milan për Kupën e Italisë është anuluar dhe gjysmëfinalja tjetër e kthimit mes Napolit dhe Interit, e programuar për të enjten në mbrëmje. Mundësia për ta ndërprerë Serinë A ka rënë, ndërsa Liga në bashkëpunim me klubet pritet të vendosë që të gjitha ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura.

Duhet theksuar se mosprania e tifozëve në stadiume sjell kosto të madhe financiare për klubet që nuk mund të arkëtojnë asgjë nga shitja e biletave, megjithatë është zgjidhja më e mirë e momentit, duke marrë në konsideratë që kampionati mund edhe të ishte ndërprerë ose shtyrë duke vënë në rrezik mbylljen e tij brenda afateve të përcaktuara nga UEFA për shkak të Kampionatit Europian që do të luhet këtë verë./Fjala.al/