U shtynë nga koronavirusi, dalin datat kur do luhen ndeshjet e Serisë A

Kanë dalë datat se kur do mund të zhvillohen ndeshjet e Serisë A që u shtynë nga frika e koronavirusit.

Përhapja e virusit vdekjeprurës solli një rrëmujë të madhe te kampionati më i madh i futbollit italian, duke detyruar autoritetet që të shtynin një numër të madh ndeshjesh.

U vendos që të gjitha ndeshjet në Itali të zhvillohen me dyer të mbyllura deri në një moment të dytë, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, ndërsa një pjesë e tyre ishin shtyrë, por pa u vendosur një datë se kur do zhvilloheshin.

Këto data janë propozuar ndërkohë pritet zyrtarizimi i tyre:

E shtunë 7 mars

Sampdoria-Verona, ora 20.45

E diel 8 mars

Udinese-Fiorentina, ora 20.45

E hënë 9 mars

Milan-Genoa, ora 18.30

Parma-Spal, ora, 18.30

Sassuolo-Brescia, ora 18.30

Juventus-Inter, ora 20.45

E premte 13 mars

Verona-Napoli, ora 18.45

Bologna-Juventus, ora 20.45

E shtunë 14 mars

Spal-Cagliari, ora 15

Genoa-Parma, ora 18

Torino-Udinese, ora 20.45

E diel 15 mars

Leçe-Milan, ora12.30

Fiorentina-Brescia, ora 15

Atalanta-Lazio, ora 15

Inter-Sassuolo, ora 18

Roma-Sampdoria, ora 20.45