FOTO/ Edi Reja zbulon planet e Kombëtares, yje të rinj do u bashkohen kuqezinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka zbuluar disa detaje të reja në lidhje me futbollistët që dot ftohen për ndeshjet miqësore të përfaqësueses sonë me Slloveninë dhe San Marinon.

Duke folur për “RTSH Sport” menaxheri i Kombëtares ka thënë se dy sulmuesit shqiptar që janë duke shkëlqyer në kampionatet ku po aktivizohen momentalisht, Armando Broja te Chelsea dhe Florian Kamperi të Rangers si dhe mbrojtësi i Veronës Marash Kumbulla do të provohen në këto takime.

 

Tekniku italian theksoi faktin se Kumbulla, do të jetë titullar në njërin prej takimeve miqësore.

“Do të provoj disa futbollistë të rinj gjatë dy ndeshjeve miqësore (Slloveni dhe San Marino). Do të jenë të pranishëm Broja dhe Kamberi. I kam parë me vëmendje gjatë kësaj periudhe. Po mendoj të aktivizoj futbollistë të moshës së re, kryesisht të datëlindjes 1999-2000. Megjithatë, do të pres derisa të luhen dhe disa takime në mënyrë që të përgatisë listën e lojtarëve të grumbulluar.”-deklaroi Reja.

Ndërsa për yllin e Veronas, tekniku shtoi se e ka ndjekur në stërvitje dhe se do jetë titullar në një takim të përfaqësueses shqiptare.

“Po bën një sezon shumë të mirë me Veronën. E kam parë dhe në stërvitje me Veronën. E di që atë dhe Amir Rrahmanin i kërkoi Napoli, por Kumbulla donte të mbyllte sezonin me Veronën dhe pastaj të mendonte për të ardhmen. Ai do të luajë si titullar në njërin prej takimeve miqësore, por do ta vendos vetë se kundër kujt do të luajë”,-tha ndër të tjera Edi Reja./Fjala.al/

Të fundit

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën...

Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëheqë një takim të madh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një plan gjithëpërfshirës për të ardhmen...

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë. Media greke Zougla.gr...

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Sulejman...

Lajme të tjera

Web TV