Ina Zhupa: 6 drejtorë të Veliajt në Asamblenë e PS në shkelje të ligjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncon shkeljen e ligjit nga 6 drejtorë të bashkisë së Tiranës, të cilët u përzgjodhën së fundmi në Asamblenë e Partisë Socialiste. Zhupa thekson se 6 drejtorët e bashkisë së Tiranës “e kanë të ndaluar sipas ligjit të nenpunesit civil, që të jenë anetar të partive politike dhe jo me të jenë të zgjedhur në forumet e tyre të larta drejtuese të tyre”.

Reagimi i plotë

Veliaj shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij të nivelit të larte si anëtar të asamblese së Partisë Socialiste! 6 Drejtor që aktualisht qëndrojnë në funksione të larta publike në Bashkinë Tirane janë në kundërshtim me ligjin në ato pozicione!

Lista e zyrtare e asamblesë së Partisë Socialiste të zgjedhur nga Kongresi i tyre përmban 17 të zgjedhur nga punonjësit e Veliajt në Bashkinë Tiranë. Ambiciet e Veliajt për ti zënë vendin Rames dallohen qartë edhe në këtë rast por lufta e tyre e brëndshme nuk na intereson!

6 Drejtor të Veliajt e kanë të ndaluar sipas ligjit të nenpunesit civil, që të jenë anetar të partive politike dhe jo me të jenë të zgjedhur në forumet e tyre të larta drejtuese të tyre.

Konkretisht ligji “Për Nenpunësin civil”, Nr 153/2013 në nenin 37, pika 2 sanksionon: Nenpunesit civil të nivelit të lartë drejtues nuk mund të jenë anëtar të partive politike.

Këtë status të nënpunesit civil i nivelit të lartë drejtues e kanë:

  1. Elton Kacidhja, drejtor i Punëtorëve të Qytetit Nr.2;
  2. Taulant Tusha, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike;
  3. Admir Abrija, drejtor i Kontrollit të Karburanteve;
  4. Arli Naska, drejtor i Tatimeve të bashkisë;
  5. Anila Shehu, drejtoreshë e Qytetit Studenti ;
  6. Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve të Bashkisë së Tiranës;
Lexo edhe :  Alimehmeti: Ka ardhur koha për rotacion në PD

Zgjedhja e tyre si anëtar të asamblesë socialiste është në shkelje të hapur të ligjit. 6 Drejtorët e nivelit të lartë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat si drejtor pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelesit e ligjit qe kanë vite që dallohen kryesisht ne shperdorimin e fondeve publike.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV