Këngëtarja Katy Perry zbulon shtatzaninë e saj

Këngëtarja Katy Perry  është shtatzënë. Ajo zbuloi lajmin e bukur në videoklipin e këngës së re, “Never Worn White,”.

Ky do të jetë fëmija i parë për Katy-n dhe fëmija i dytë për të fejuarin e saj. Por  Orlando Blooom, nuke ka fëmijën e tij të parë pasi ai ka një djalë 9-vjeçar të quajtur Flynn me ish bashkëshorten, Miranda Kerr.

Kënga flet për frikën nga përkushtimi, por edhe për gatishmërinë për një jetë të lumtur krah dikujt. Videoklipi përfundon me Katy-n që përkëdhel barkun e fryrë, veshur me fustan të bardhë. Madje, këngëtarja kthehet në anë që të bëhet mëse e qartë se është shtatzënë