Rama: Luli nuk shkon lule më lule, si mund të katandiset PD kështu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka ironizuar qëndrimin e opozitës në protestën anti-qeveritare të presidentit Ilir Meta.

Rama tha se PD është katandisur në rolin e figurantit. Kryeministri bëri pyetjen se si mundet që një opozitë e re bëhet servis i Kinostudios Shqipëria e re për të mbështetur Vojo Amerikanin

“Kujt do ia çonim ne dosjet për të verifikuar pasuritë e atyre që janë dënuar për gjithë ato vepra të tmerrshme penale, atyre që janë njësh me ata apo atyre që vazhdojnë bëjnë krime me çekanin e drejtësisë. Ka shumë arsye për të kundërshtuar.

Pse bëheni njësh me ata duke e mbështetur përmes goditjes së qeverisë që po i bie në qafë këtyre të shkretëve. Ejani në vete. Mos i bëni vetes pyetjen “Ku ishe”? Dëgjova një gjë që është shumë interesante. Je i shqetësuar në fytyrë tha parafolësi. E kupton se çfarë i bëre Lulit. Ai nuk shkon lule më lule.

Ai është ku rafsha mos u vrafsha, kur bie në duar të mira si ra tek unë. Si mundet që një opozitë e re bëhet servis i Kinostudios Shqipëria e re për të mbështetur Vojo Amerikanin. E keni parë filmin Debatiku. Ishin dy që mblidhnin figurantë që të bëhej vrasja e Colit në një skenë me pleq me plaka dhe në fund vihet ajo muzika që fitoi Coli, pavarësisht se vdiq”, u shpreh Rama.

Më tej ai shprehet se, “Si mund të katandiset PD në këtë formë. Pse rrinë në këmbë për të bërë figurantin.  Biri i partisë nuk e përdorte Mi’That Frashëri, as një nga intelektualët e Ballit Kombëtar sepse është produkt i ideologjisë komuniste. Kur flisni, sikur ktheni mbrapsht pllakën e megafonit.

Lexo edhe :  Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam i martuar me një burrë, njerëzit e dinë

Partia nuk ka bijë dhe bija, partia nuk është nënë. Kur ne ishin bijë të partisë, ku ishte ti. Ata kanë marrë flamurin tani dhe flasin sikur i ka nxjerrë Enveri nga barku. Ju jeni një tufë shërbëtorësh. Ka 30 vjet që ka rënë komunizmi. Rilindni dhe hajdeni me ne ose te Kinostudio do përfundoni me ne”.

Në fund ai i është përgjigjur edhe deputetes së opozitës, Rudina Hajdarit teksa thotë se, “Dëgjoj Hajdarin që Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq keq. Unë di që kriminalizimi i një vendi të tërë, përçudnimi i imazhit të Shqipërisë është produkt i kësaj salle dhe i medieve të caktuara. Si mund të thuhet se çdo gjë që ndërtohet këtu është produkt i krimit. Fole për krimin.

Si po lulëzon krimi, sepse në kokat tuaja ka një boshllëk se çfarë ndodh në Shqipëri, sa më përmend edhe rusët sepse unë isha në Rusi. Ta marrësh vesh, po të shikosh sa vrasje bëheshin në Shkodër dhe të shohësh grafikun, e kupton se nuk po lulëzon por e kundërta është e vërtetë”.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV